Postuar: 21.07.10 08:59:51
Së paku 13 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të bombës në qytetin Baquba të Irakut. Shpërthimi ndodhi pranë xhamisë Husseiniyah, në lagjen e banuar kryesisht me shiitë. Polica ka vendosur orë policore nga droja e sulmeve të tjera.