Postuar: 19.07.10 07:09:42
Rusia do të ndajë 800 milionë dollarë për ndërtimin e një baze, nga do të niseshin anijet kozmike. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Vladimir Putin në mbledhjen e Qeverisë. Ai tha se baza e re do të futej në funksion në vitin 2015 dhe “do t’i garantojë Rusisë pavarësi të plotë për aktivitetet në hapësirë”. Rusia shfrytëzon bazën kozmike Baikonur nga Kazakistani.