Postuar: 17.07.10 03:22:05
Kryeministrja australiane, Xhulia Gillard, ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 21 gusht. Votimet parashihen si test për politikat e menaxhimit ekonomik, klimës dhe mbrojtjes kufitare për qeverinë aktuale. Gillard, në fund të muajit qershor, erdhi në krye të qeverisë, duke pasuar kryeministrin Kevin Rud.