Postuar: 15.07.10 07:46:06
Shtetet e Bashkuara besojnë se duhet të fillojnë bisedimet direkte mes Izraelit dhe palestinezëve. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli, tha se administrata amerikane “beson fuqishëm se në një moment të caktuar, do të rifillojnë negociatat direkte”. Komentet erdhën në kohën kur i dërguari amerikan për rajonin, Xhorxh Miçell, ka nisur një raund të ri bisedimesh.