Postuar: 14.07.10 07:29:57
Venezuela ka ekstraduar në Shtetet e Bashkuara trafikantin kolumbian të drogës, Carlos Alberto Renteria, pas arrestimit të tij javën e kaluar në Karakas. Renteria iu dorëzua agjentëve amerikanë në aeroportin e kryeqytetit venezuelian, bashkë me dy trafikantë të tjerë. Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Renterian se ka trafikuar 500 tonelata kokainë në Amerikë gjatë viteve 1990.