Postuar: 14.07.10 08:10:34
Në Paris sot është kremtuar Dita e Rënies së Bastiles. Parada tradicionale ushtarake u zhvillua me pjesëmarrjen e ushtarëve të ish-kolonive franceze. Kjo datë shënohet në përkujtim të 14 korrikut të vitit 1789, kur parizienët depërtuan në burgun fortesë të Bastilës - gjë e cila i hapi rrugën Revolucionit Francez.