Postuar: 21.06.10 10:21:16
Në Botërorin në Afrikën e Jugut, në grupin H, Spanja e mposhti Hondurasin 2:0. Golashënues i dyfishtë ishte David Villa, i cili gjithashtu nuk arriti ta realizojë një penallti. Në ndeshjen e dytë në këtë grup, Kili e mundi Zvicrën 1:0. Më herët, në grupin G, Portugalia e shpartalloi Korenë Veriore me rezultatin 7:0, më i larti deri sot në Botërorin 2010. Â