-
-
17:38
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Liderët politikë në Greqi kanë arritur marrëveshje për reformat e kërkuara për të siguruar pakon madhore ndërkombëtare të ndihmës për parandalimin e vendit nga falimentimi.
Në kumtesën e kryeministrit grek, Lukas Papademos, thuhet se partitë në koalicionin qeverisës të Greqisë, e kanë arritur “marrëveshjen e përgjithshme” për masa shtesë të kursimit, ...
-
17:07
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka vendosur kundër kërkesës së prokurorit Mauricio Salustro që i akuzuari në rastin “Kleçka”, Fatmir Limaj, të kalojë në paraburgim nga arresti shtëpiak ku gjendet aktualisht.
Në arsyetimin e gjykatës është thënë se “Limaj nuk i ka shkelur kushtet e paracaktuara për masën aktuale që e mbanë”.
Kryetari i trupit gjykues, Xhonatan Uelford ...
-
16:22
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka prezantuar master-planin për zhvillimin e qendrës turistike, e cila do të funksionojë gjatë tërë vitit në Brezovicë, Komuna e Shtërpcës.
“Plani për ringjalljen e Brezovicës parasheh zhvillimin e një qendre turistike malore, në zonën perëndimore, afër qendrës ekzistuese të skijimit”, thuhet në komunikatën për media të ...
-
16:09
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Akulli ka bllokuar qindra kilometra të Lumit Danub në disa vende, si dhe lundrimin e anijeve në rrugën më të ngarkuar ujore të Evropës.
Lumi 2,860-kilometërsh, i cili rrjedh nëpër nëntë vende, është bllokuar thuajse tërësisht nga Austria drejt grykës së tij në Detin e Zi.
Të gjitha anijet, në një shtrirje prej 600 kilometrash në Serbi, janë bllokuar në ...
-
15:53
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme

Pos kushtëzimit të Serbisë nga BE-ja, nevojitet edhe kushtëzimi i Prishtinës zyrtare për zhbërjen e strukturave paralele serbe në veri, thotë opozita.
-
15:51
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
“Incidentet e fundit në Strugë përkujtuan se tensionet ndëretnike, fatkeqësisht, nuk i takojnë vetëm të kaluarës. Nëse ato nuk pengohen, paraqesin kërcënim për shoqërinë në përgjithësi në Maqedoni”.
“Pra, autoritetet janë të detyruara të angazhohen maksimalisht, me të gjitha kapacitetet demokratike, për t’i parandaluar konfliktet e tilla”.
Kjo ishte porosia e ...
-
15:25
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme

Akuzat ndërmjet partive politike në pushtet dhe opozitës po riaktualizohen në mungesë të rezultateve në punë, vlerësojnë analistët.
-
15:23
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Vala e të ftohtit ka detyruar Gjermaninë - e cila, vitin e kaluar, ka hequr dorë nga prodhimi i energjisë elektrike përmes termocentraleve bërthamore - të rikthejë në punë disa reaktorë.
I ftohti siberian ka çuar në rritje të konsumit të energjisë elektrike dhe ka bërë që operatorët gjermanë të rifusin në punë elektranat atomike, të lëna rezervë, ka kumtuar ...
-
14:53
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Gjykata Supreme e Spanjës ka dënuar gjykatësin Baltasar Garzon për, siç thuhet, tejkalimin e autoritetit të tij në një hetim të korrupsionit.
Garzon është shpallur fajtor për autorizimin e regjistrimeve të paligjshme të bisedave të avokatëve mbrojtës. Ai është pezulluar nga profesioni ligjor për 11 vjet dhe nuk mund të apelojë vendimin.
Mbi Garzonin rëndojnë edhe ...
-
14:42
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Parlamenti i Rumanisë ka miratuar qeverinë e re, të udhëhequr nga ish-ministri i Jashtëm, Mihai Razvan Ungurenu.
Ky i fundit, 43 vjeç, është emëruar kryeministër, pasi Emil Bok ka dhënë dorëheqje javën e kaluar, për, siç është thënë, “qetësimin e tensioneve politike dhe shoqërore në vend”.
Koalicioni i qendrës së djathtë shpreson se qeveria e re do të ...
-
14:39
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme

Autoritetet kosovare duhet të kërkojnë pasurinë e Kosovës në Serbi, thonë njohës të çështjeve juridike dhe ekonomike, sipas të cilëve Kosova e ka këtë të drejtë dhe duhet të realizojë.
Ata thonë se më rastin e ndarjes së sukcesionit me Republikat tjera, Serbia ka përvetësuar edhe pjesën e Kosovës.
Profesori i së drejtës ndërkombëtare ...
-
14:14
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Sulmi me raketa i Shteteve të Bashkuara raportohet të ketë vrarë Badar Mansurin, liderin e fraksionit taliban në Pakistan, që ka lidhje të ngushta me Al Kaidën.
Ai është vrarë në rajonin pakistanez të Vaziristanit, pranë kufirit me shtetin afgan.
Sipas burimeve në Pakistan, sulmi, që është i dyti brenda dy ditësh në këtë rajon, ka vrarë katër persona.
...
-
14:08
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme

Komuniteti ndërkombëtar vazhdon në përpjekje për gjetjen e përgjigjes ndaj situatës në Siri, pas dështimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
-
13:55
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Festivali vjetor i filmit në Berlin do të hapet sonte me dramën e revolucionit francez.
“Lamtumirë mbretëresha ime”, nga regjisori francez, Beno Zhaku, është i pari nga 18 filmat që do të prezantohen në garën për “Ariun e Artë”.
Festivali zgjat 11 ditë. Juria 8-anëtarëshe udhëhiqet nga regjisori britanik, Majk Lih.
-
13:39
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Politikanët grekë kanë dështuar të arrijnë marrëveshje finale për reformat që do t’i siguronin Greqisë paketën e dytë të ndihmës ndërkombëtare, në vlerë për 130 miliardë eurosh.
Pas dështimit të bisedimeve të enjten, ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos, ka udhëtuar drejt Brukselit, ku homologët e tij të Eurozonës do të takohen për ...
-
13:23
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Organizata Human Rights Watch ka kritikuar autoritetet irakiane për kryerjen e të paktën 65 ekzekutimeve që nga fillimi i këtij viti.
Në deklaratën e publikuar sot, HRW thotë se sistemi i ndjekjes penale në Irak vazhdon të mbetet me të meta.
Katërmbëdhjetë irakianë, shumica nga ta anëtarë të dyshuar të Al Kaidës, thuhet se janë ekzekutuar më 8 shkurt.
Një zyrtar ...
-
12:59
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Qeveria gjermane ka dëbuar katër diplomatë sirianë që thuhet të kenë lidhje me dy personat e arrestuar, që dyshohen për spiunim të opozitarëve sirianë në Gjermani.
Dëbimet i ka konfirmuar ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle.
Policia në Berlin, më 7 shkurt, ka arrestuar një qytetar me shtetësi siriane dhe një tjetër me shtetësi gjermane dhe libaneze, duke ...
-
12:52
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme

Stefanoviq tha se Serbia është e hapur për vazhdimin e dialogut dhe ka qasje konstruktive në gjetjen e zgjidhjeve për të dyja palët.
-
12:45
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Gjysmë milioni punëtorë të sektorit publik dhe privat në Izrael kanë hyrë në ditën e dytë të grevës.
Bankat izraelite, portet dhe tregjet e aksioneve janë mbyllur të enjten, pasi punëtorët me kontrata kundërshtojnë pagat më të ulëta se kolegët e tyre, përfitimet më të vogla dhe mundësinë e pushimit nga puna pa paralajmërim.
Sindikatat e punës ...
-
12:34
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Janosh Martonji, për rrjedhat e deritashme të dialogut, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
“Stefanoviq ka thënë se Beogradi është i hapur për vazhdimin e dialogut dhe se ka qasje konstruktive në gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme nga të dyja ...
-
12:05
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme

Përgatitjet për privatizimin e kompleksit turistik “Brezovica” kishin nisur që nga viti 2006, por që deri më tani ende nuk kanë përfunduar.
Ky proces i stërzgjatur, sipas njohësve të çështjeve ekonomike ka bërë që kjo zonë turistike të mbetet e pazhvilluar.
Përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë theksojnë se sa herë që është folur ...
-
11:50
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Homsi i Sirisë vazhdon të tronditet nga sulmet e forcave të sigurisë, ndërsa aktivistët e opozitës njoftojnë për 31 civilë të vrarë.
Konfirmimi i pavarur i numrit të viktimave është i pamundur, për shkak të kufizimeve në raportim që kanë vendosur autoritetet siriane.
Raportet thonë se raketat dhe mortajat kanë bombarduar disa qarqe të Homsit të enjten.
NĂ« ...
-
11:26
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Princi Heri, i treti në radhë për fronin britanik, është kualifikuar si pilot i helikopterëve “Apache” – një lëvizje kjo që mund ta sjellë atë më afër rivendosjes në Afganistan.
Në deklaratën që ka bërë publike Pallati, thuhet se 27-vjeçari ka mbaruar trajnimin prej 18 muajsh dhe se ka fituar edhe një çmim për aftësitë e tij si kopilot.
Princi Heri ...
-
10:56
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Kremlini ka bërë të ditur se presidenti i Rusisë, Dimitri Medevedev, dhe homologu i tij francez, Nikolas Sarkozi, kanë diskutuar përmes telefonit situatën në Siri.
Biseda e tyre vjen pasi Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur dyshime ndaj rezultateve të takimit ndërmjet ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe presidentit sirian, Bashar al-Asad.
Lavrov ka thënë se Asadi është i ...
-
10:54
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme

Bashkimi monetar e ka vënë Gjermaninë në vendin e shoferit, por ajo është provuar të jetë nervore dhe jo shumë e aftë, shkruan “The Guardian”.
-
10:26
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Zyra Kombëtare e Statistikave të Kinës ka bërë të ditur se norma e inflacionit në vend është rritur për 4.5 për qind në muajin janar.
Pjesa më e madhe e rritjes i atribuohet rritjes për 10.5 për qind të çmimeve për artikujt ushqimorë.
Norma e inflacionit të Kinës në vitin 2011 ka qenë 5.4 për qind, më e lartë se objektivi i qeverisë prej 4%.
Lajmi ...
-
10:03
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme

1994 - Nelson Mandela bëhet president i Afrikës së Jugut.
1567 - Zoti Darnli, burri i dytë i Marisë, Mbretëreshës së Skocisë, u vra në gjumë në shtëpinë e tij në Edinburg.
1825 - Dhoma e Përfaqësuesve zgjedh Xhon Kuinci Adams të gjashtin president të SHBA-ve.
1864 - Gjenerali Xhorxh Armstrong Kuster martohet me Elizabeta Bejkon në Mic.
1909 - Franca pranon të ...
-
09:57
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar shfaqjen e një epidemie të gripit A në Norvegji, të cilën e shkakton lloji i ri i virusit, i njohur si H3N2.
Në ditët e fundit ka shumë njerëz që ankohen për simptome të gripit, kanë thënë ekspertët e Institutit Shëndetësor të Norvegjisë.
Sipas tyre, në mesin e pacientëve që kanë vizituar mjekët ...
-
09:31
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit tha se 11 iranianë të kidnapuar në Siri janë liruar, porse 17 të tjerë vazhdojnë të mbeten pengje.
Husein Amir Abdollahian ka mohuar të thotë se si janë liruar 11 të rrëmbyerit.
Gjatë konferencës për gazetarë në Damask, ai tha se kidnapuesit donin t’i bënin presion Teheranit që të heqë dorë nga mbështetja për ...
-
08:55
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Vetëm katër muaj para nisjes së Kampionatit Evropian në Poloni dhe Ukrainë, kombëtarja e Anglisë duhet të zgjedhë trajner të ri, pas largimit të papritur të Fabio Kapellos.
Trajneri italian ka dhënë dorëheqje të mërkurën, pas debateve të fundit me Federatën e Futbollit të Anglisë.
Kapello sulmoi publikisht vendimin e Federatës për t’i hequr Xhon Terit shiritin e ...
-
08:42
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka takuar udhëheqësit e besimeve fetare në Moskë.
“Liderët fetarë donin ta takonin Putinin si kryeministër, por, para së gjithash, si kandidat për president të vendit tonë, i cili ka shansin më të mirë për të fituar në zgjedhjet e marsit”, ka thënë kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill.
Ky i fundit tha po ashtu se “shërbimi i Putinit ...
-
08:09
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Rusia do ta mbështesë kandidaturën e ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, për kryetar të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Jam i sigurt se kandidimi do të jetë i suksesshëm dhe se Jeremiqi do të zgjidhet”, ka thënë ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin.
Duke folur me dozë humori, ai tha se zgjedhja e kryediplomatit serb në presidencën e ...
-
07:56
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Ambasadori i Iranit në Vatikan tha se Papa Benedikti XVI është i mirëpritur në Teheran. Ali Akbar Naseri u tha gazetarëve në Romë se “nëse Papa vendos të vijë, ne do ta presim atë në mënyrë të shkëlqyeshme dhe me entuziazëm”.
Ambasadori iranian po ashtu tha se të dërguarit e Vatikanit në Bashkimin Evropian “mund të kontribuojnë në mënyrë pozitive” për ...
-
07:33
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Parlamenti çek ka miratuar ndryshimin kushtetues që i lejon popullit të zgjedhë kryetarin dhe jo ligjvënësve.
Senati ka votuar me 49 vota për dhe 22 kundër në favor të ndryshimit, të cilin Dhoma e Ulët e Parlamentit e ka kaluar në muajin dhjetor.
Presidentët e ardhshëm do të zgjidhen për mandate pesëvjeçare në dy raunde votimi.
Nëse asnjëri kandidat nuk fiton më ...
-
07:03
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Bullgaria, Kroacia, Rumania dhe Serbia kanë ndaluar lundrimin e anijeve në Danub, për shkak të akullit që ka bllokuar lumin.
Autoritetet thonë se kushtet e motit e kanë bërë tejet të vështirë lundrimin në njërën nga rrugët kryesore ujore të Evropës.
Po në Ballkan, mijëra njerëz mbeten të shkëputur nga pjesa tjetër e botës, pasi reshjet e dendura të ...
-
06:46
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Takimi i kryeministrit grek, Lukas Papdemos, me partnerët e koalicionit ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje lidhur me masat e kursimit dhe paketën e reformave.
Bisedimet e autoriteteve greke synojnë sigurimin e paketës së re të ndihmave ndërkombëtare, në vlerë prej 130 miliardë eurosh, por që varet nga shkurtimet e pagave dhe të përfitimeve që duhet t’i bëjë Athina.
Raportohet se ...
-
-
20:18
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Në Bullgari janë regjistruar edhe tre viktima të reja të acarit, çfarë çon në tetë numrin e të vdekurve nga të ftohtët në këtë vend.
Tri viktimat e reja janë nga qyteti Pernik, në perëndim të Bullgarisë. Dy nga to ishin të pastrehë, ndërsa trupi i së tretës është gjetur nga vozitësi i makinës që pastron borën.
NĂ« Poloni, si ...
-
19:37
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutogllu, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të jetë nikoqir i konferencës ndërkombëtare për krizën në Siri.
Duke folur për agjencinë Reuters, Davutogllu tha se nëse Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dështon të veprojë, atëherë duhet gjetur mënyra të tjera për t’i dërguar mesazh ...
-
19:16
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Parlamenti i Ukrainës ka hedhur poshtë dy ligjet që do të mund të siguronin lirimin e ish-kryeministres Julia Timoshenko.
Mbështetësit e Timoshenkos kanë arritur të sigurojnë vetëm 157 vota të parlamentarëve, ndërsa u duhej një shumicë prej të paktën 226 votash.
Ish-kryeministrja e Ukrainës është dënuar tetorin e kaluar me shtatë vjet heqje lirie.
Timoshenko ...
-
19:13
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Rojet në një kopsht zoologjik në Tokio praktikuan aftësitë e tyre për të kapur një rinoceront të ikur nga kopshti. Punëtorët e këtij kopshti krijuan një rinoceront prej letre dhe disa materialeve tjera, të cilin e dirigjonin dy persona nga brenda, në mënyrë që t’i trajnonin rojet se si duhen të sillen në raste emergjnte, kur ndonjë kafshë do të mund të ikte nga ...
-
18:53
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Ambasadori i Iranit në Rusi ka thënë se Teherani ka mundësi të godasë forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara në mbarë botën, nëse sulmohet nga SHBA-ja.
Agjencitë ruse të lajmeve citojnë ambasadorin Sejed Mahmud-Reza Sajadi të ketë thënë se çdo sulm kundër Iranit do të ishte “vetëvrasës” për Amerikën.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë ...
-
18:39
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se negociatat janë rruga e vetme për të arritur zgjidhje të qëndrueshme për problemin e Kosovës, ndërsa kur është fjala për përfaqësimin rajonal të Prishtinës, një gjë e tillë, sipas tij, duhet të jetë “pa mëdyshje” në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së.
Jeremiq i ka bërë ...
-
18:14
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Papa Benedikti XVI ka kërkuar lutje për viktimat e valës së ftohtë që ka përfshirë kontinentin evropian.
“Dua të shpreh ndjesinë time për të gjithë njerëzit e prekur nga këto kushte të pafavorshme të motit, si dhe t’ju ftoj juve që të luteni për viktimat dhe familjet e tyre”, ka thënë kreu i Kishës Katolike.
Afro 500 njerëz janë raportuar të vdekur nga koha ...
-
18:07
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme

Në debatin në KS për Kosovën, SHBA tha se s'do të lejojë minimin e pavarësisë dhe i kërkoi Serbisë zhbërjen e strukturave paralele.
-
18:01
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Franca dhe Britania kanë shprehur dyshime rreth përpjekjeve ruse për të ndërmjetësuar krizën në Siri.
Ministri i Jashtëm francez, Allen Zhype, tha se nuk beson në ndonjë angazhim të paralajmëruar nga regjimi sirian.
Zhype i ka quajtur “manipulim” bisedimet e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Edhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se ka ...
-
17:47
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në një takim me ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian në Prishtinë, në prani të Përfaqësuesit Special të BE-së, Samuel Zhbogar.
Kreu i ekzekutivit ka ftuar ambasadorët e vendeve të BE-së që të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në mënyrë unike.
“Kosova ka punuar shumë ...
-
17:33
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Duke folur para anëtarëve të këtij mekanizmi, Hoxhaj i ka informuar për progresin e arritur gjatë periudhës raportuese si dhe për sfidat.
Ministri Hoxhaj ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e angazhuar në sigurimin e rritjes ...
-
17:25
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Një zyrtar afgan ka thënë se të paktën 16 fëmijë kanë humbur jetën këtë muaj, si pasojë e motit të ftohtë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ghulam Sakhi Kargar, ka konfirmuar shifrat të mërkurën, pasi autoritetet afgane fillimisht kishin dyshuar për vdekjen e fëmijëve në tre kampe refugjatësh, jashtë Kabulit.
Kargar, duke ...
-
16:36
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Policia serbe ka arrestuar pesë roje burgu që ishin në detyrë, kur dy vrasësit e dënuar bënë përpjekje të largoheshin nga burgu në Beograd.
Sretko Kaliniq dhe Zhelko Millovanoviq ishin hedhur nga dritarja e burgut të martën, por ishin kapur nga policia speciale.
Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, tha se policia po heton nëse dy të dënuarit ishin ndihmuar nga persona jashtë burgut.
...
-
16:17
[Lajmi i Plote]
Radio Evropaelire-Lajme
Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se ka pasur takim të rregullt me ndërmjetësin e BE-së, Robert Kuper, në Vjenë të Austrisë.
Stefanoviq ka bërë të ditur se është biseduar për përfaqësimin rajonal të Prishtinës. Negociatat për këtë çështje janë një nga kushtet kryesore për ...