Një foshnjë vetëm 5 muajshe ka gjetur vdekjen gjatë pasdites së sotme në Korçë, si pasojë e temperaturave shumë të ulëta. Fëmija 5 muajshe është çuar në spital mbrëmjen e djeshme, por sipas mjekëve, prindërit e saj nuk kanë pranuar që ta shtrojnë atë.
Sipas mjekëve, fëmija e familjes Kërcelli, nga komuniteti rom, kishte bronkopneumoni dhe nuk mundi dot që të mbijetonte. Prindërit e e saj e kanë neglizhuar situatën, duke u përpjekur ta mjekojnë atë në shtëpi, pavarësisht temperaturave tepër të ulëta. Pritet që për këtë rast të nisin hetimet, në mënyrë që të zbardhen më shumë rrethanat e vdekjes së foshnjës.