Zlatan Ibrahimoviç nuk mëson kurrë! Vetëm 3 ditë pas Milan-Napoli dhe pezullimit që erdhi për shpullën ndaj Aronikas, sulmues suedez përsërit të njëjtën skenë. Këtë radhë, viktima ishte portieri i Juventusit, Storari, ndërsa gjesti ka ndodhur pas përfundimit të takimit mes dy skuadrave, të vlefshëm për Kupën e Italisë.
“Nuk ka vrarë asnjeri dhe nuk ka lënë sy të nxirë, por gjesti i Ibrahimoviç është as më shumë e as më pak i njëjtë si ai i të dielës ndaj mendoj se duhet dokumentuar si i tillë. Në tunel nuk ndodhi asgjë, thjesht po protestoja për këtë ngjarje dhe secili mundohet të mbrojë skuadrën e vet”, ishin fjalët e Kielinit para largimit nga stadiumi.
Tani pritet të mësohet nëse Federata Italiane do të marrë përsëri masa ndaj sulmuesit suedez i cili është i pezulluar me tre ndeshje në kampionatin italian dhe pak ditë më parë kishte pranuar se kishte gabuar. /lajmeshqip