Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, për një sërë projektesh në infrastrukturë. Gjatë fjalës së tij, deputeti socialist, Erion Braçe, ka akuzuar kryeministrin Berisha se po persekuton jugun e Shqipërisë, pasi rrugët në këtë zonë janë vonuar prej disa vitesh.
“Duam shpjegime, projektet janë dramatikisht të vonuara. Projekti i ndërtimt të bypass-it të Vlorës është i vonuar për jugun, për qëlime politike, burokratike. 2 vjet e gjysmë u vonua rruga Fier-Tepelenë, thjesht për një kapriçio të Sali Berishës”, akuzoi Braçe.
Deputeti socialist tha se: “edhe rruga rruga Fier-Vlorë është vonuar 2 vjet e gjysmë. 5 vjet për të ndërtuar një aks kaq të rëndësishëm. Ka qenë Lulzim Basha ai që ka bërë tenderin, ndërtoi gjithë infrastrukturën e kësaj vonese 5-vjeçare”.