Dorëheqja e Fabio Kapelos nga posti i trajnerit të kombëtares angleze ishte një nga lajmet më befasuese, por duket se në Angli nuk kanë ndonjë pishmanllëk për largimin e italianit.
Guardian e hap faqen me titullin “Lamtumira e Kapelos pa keqardhje”, ndërsa e kritkon italianin që nuk u përpoq të mësonte gjuhën angleze, kulturën dhe madje edhe nuk e kuptoi kurrë futbollin anglez.
Daily Telegraph është akoma më e ashpër. “Ishte koha që të largohej. Kushtonte tetë milionë stërlina, ndërsaAngliakishte mbetur në vend. Kapelo nuk e kupto gjuhën dhe psikologjinë angleze”, shkruan Daily Telegraph.
Times shkruan “Rënia e perandorit Kapelo” dhe vazhdon me faktin se askush prej lojtarëve të kombëtares angleze nuk do të derdhë lot për largimin e tij.
Harry Redknapp, trajneri aktual i Totenhem, shihet si zëvendësuesi i mundshëm i Kapelos tekAnglia, katër muaj larg Euro 2012 që zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.