Zëvëndëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka reaguar në lidhje me deklaratat e deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj, që është dhe në krye të komisionit të ngritur për shkarkimin e tij. Albibeaji pretendoi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka refuzuar dhënien e dokumentacionit të kërkuar si dhe publikoi të dhëna se Kreshnik Spahiu, sipas raporteve të policisë, ka 39 hyrje-dalje të regjistruara jashtë Shqipërisë.
Spahiu Ă«shtĂ« shprehur se “prej datĂ«s 1 shkurt 2012 nĂ« KĂ«shillin e LartĂ« tĂ« DrejtĂ«sisĂ« ka filluar zbatimi i programit tĂ« auditimit nga Kontrolli i LartĂ« i Shtetit pĂ«r periudhĂ«n kohore 01/09/2008 deri me 13/12/2011. NĂ« kĂ«to kushte KĂ«shilli i LartĂ« i DrejtĂ«sisĂ« Ă«shtĂ« nĂ« respektim tĂ« plotĂ« tĂ« detyrimit kushtetues ndaj Kontrollit tĂ« LartĂ« tĂ« Shtetit si i vetmi organ kushtetues pĂ«r tĂ« kryer kontrollin ekonomik, financiar dhe ligjor tĂ« institucioneve tĂ« pavarura, si dhe tĂ« vetmit autoritet qĂ« dorĂ«zon dhe raporton nĂ« Kuvendin e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r kĂ«to kontrolle”.
Përsa i përket pretendimit të Alibeajt për 39 hyrje-daljet në tre vjet e gjysmë, Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, deklaroi se:
“Aleanca Kuq e Zi ka dhjetë muaj që është krijuar dhe jo tre vjet e gjysëm, por dëshira për të shtuar numrin e hyrje-daljeve i detyron të shtrihen në kohë. Një pjesë e madhe e hyrje-daljeve janë në Kosovë, Struge, Tetovë, Ulqin, gjë të cilat nuk i konsideroj udhëtime jashtë Shqipërisë, ndryshe nga z.Alibeaj. Asnjë hyrje-dalje nuk është në konflikt interesi me detyrën. Ftoj për interes të publikut dhe respekt të transparencës ndaj tij të publikohet çdo hyrje-dalje e ministrave, deputetëve, dhe zyrtarëve të lartë të vendit tonë në referencë krahasuese me hyrje-daljet e mia”.