Fabio Capello ka dhënë dorëheqjen si trajner i kombëtares angleze. 65 vjeçari italian u largua pas një takimi me drejtuesin e Federatës Angleze, David Bernstain.
Dorëheqja erdhi pas një vendimi të FA për të mos pranuar John Terry-n si kapiten të ekipit pasi është akuzuar për fyerje raciste.
Dorëheqja e tij vjen pasi favoriti për ta ndjekur në këtë post, Harry Redknapp u pastrua nga akuza për evazion fiskal.