Qeveria shqiptare vetĂ«m sot ka dhĂ«nĂ« porositĂ« pĂ«r emergjencat civile, ndĂ«rkohĂ« qĂ« prej ditĂ«sh disa zona nĂ« veri tĂ« vendit janĂ« bllokuar tĂ«rĂ«sisht nga dĂ«bora dhe moti i keq. Si tĂ« mos mjaftonte moti, kĂ«to zona po vuajnĂ« dhe mungesat e gjata tĂ« energjisĂ« elektrike, duke e bĂ«rĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« jetesĂ«n e banorĂ«ve atje. NdĂ«rkohĂ« qeveria Ă«shtĂ« mjaftuar duke paralajmĂ«ruar se do tĂ« bĂ«het edhe mĂ« keq. VetĂ«m sot Ă«shtĂ« mbledhur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« komiteti ndĂ«rministror i emergjencave civile nga Ministri i BrendshĂ«m, Bujar Nishani. Nishani bĂ«ri tĂ« ditur se kryeministri Berisha ka urdhĂ«ruar krijimin e shtabit tĂ« Emergjencave. Sipas ministrit, situata nĂ« vend aktualisht paraqitet e vĂ«shtirĂ« dhe pritet tĂ« vĂ«shtirĂ«sohet edhe mĂ« tej. “Parashikimi i motit deri nĂ« datĂ«n 9 na bĂ«n me dije se moti do pĂ«rkeqĂ«sohet dhe situata do bĂ«het edhe mĂ« e vĂ«shtirĂ«”, tha ai. Ministri Nishani deklaroi nĂ« kĂ«tĂ« mbledhje se “Duhet tĂ« rritet gatishmĂ«ria pĂ«r dhĂ«nien e ndihmĂ«s ndaj popullatĂ«s nĂ« zonat e thella ku ka vĂ«shtirĂ«si”. NjĂ« nga detyrat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme sipas tij Ă«shtĂ« pjesa e koordinimit me prefekturat dhe kryetarĂ«t e qarqeve, rretheve apo komunave, tĂ« cilĂ«t janĂ« mĂ« tĂ« prekur nga moti i keq.
“Në gatishmëri të kësaj situate sipas tij janë vënë mjekë dhe ndihmës mjekë, ndërsa borëpastruese do ketë në akset kryesore. Situata do monitorohet edhe nga ajri. Duhet të vëmë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme për rrugët e bllokuara. Kërkohen 5 borëpastruese në akset kryesore, si dhe pajisja e tyre me skorie e kripë. Drejtoria e rezervave të përgatisë paketën ushqimore. Në gatishmëri të situatës edhe helikopterët për ndërhyrje nga ajri”, tha më tej Nishani.
Në veri izolohen fshatra të tëra
Problemet më të mëdha nga moti i keq raportohen në Pukë, Kukës dhe Dibër. Era e fortë ka sjellë ndërprerjen e energjisë në qytetin e Fushë- Arrëzit dhe në disa fshatra, ndërsa në Kukës, Shkodër dhe Lezhë energjia është rikthyer. Deri tani të gjitha komunat në Tropojë, Kukës, Pukë, Shkodër dhe Dibër rezultojnë të bllokuara, pasi trashësia e borës në disa zona i kalon 1 metër, ndërsa në ato më të thella i kalon 2 metra. Ndërsa temperaturat minimale kanë rënë minimalisht 15 gradë nën zero. Mësimi në të gjitha zonat problematike është i pezulluar. Kreu i Komunës Fierzë kërkon shpalljen e emergjencës, pasi sipas tij nuk dihet asgjë lidhur me fatin e disa familjeve në Lakun e Dardhave, ndërsa 26 familje të varfra kanë mbetur pa ushqime. Pa ushqime edhe 40 familje në komunën e Blerimit. Në aksin Bajram Curri-Qafë Morinë ka pasur edhe rënie orteqesh. Në Dibër, temperaturat deri në -20 gradë celsius. Të gjitha komunat të bllokuara. Mungon energjia në disa komuna të qarkut. Në pjesën më të madhe të fshatrave banorët ankohen se rezervat ushqimore janë drejt përfundimit, ndërsa në disa fshatra trashësia e borës arrin mbi 2 metra. Në Shkodër, probleme nga ngricat dhe akulli për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve brenda qytetit. Të bllokuara zonat e Dukagjinit dhe Vermoshi, trashësia e dëborës një metër e gjysëm.
Vasili flet për gatishmëri të Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka aktivizuar qendrat operacionale për menaxhinin e fatkeqësive në zonat e bllokuara nga bora. Mësohet se grupi i ngritur është nën drejtimin e ministrit Petrit Vasili. Ministri Vasili u shpreh se “Në zonat e bllokuara është vënë në gatishmëri sistemi shëndetësor. Do të shpërndahen paketa medikamentoze për çdo rast nevoje”, tha ai. Vasili shtoi më tej, se vetë ai ka një komunikim me të gjitha strukturat në zonat e bllokuara, për çdo emergjencë që mund të dalë.
Ja problemet në akset rrugore
Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:
Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
2. aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë
3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i pakalueshëm
4. aksi B.Curri – Fierzë i pakalueshëm
5. aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm
6. aksi Krumë – B. Curri i pakalueshëm
7. aksi Krumë – Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë
8. aksi KukĂ«s – Topojan i pakalueshĂ«m
9. aksi Ujmisht – Lusen – BushtricĂ« – Kala e DodĂ«s nĂ« drejtim tĂ« PeshkopisĂ«, i pakalueshĂ«m me zinxhirĂ«
10. aksi Shëmri – Kukës, i kalueshëm me zinxhirë
11. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më intensitet në Has dhe Tropojë dhe me erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë
2. aksi rrugor Klos – Burrel – UlĂ«z i kalueshĂ«m pa zinxhirĂ«
3. aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i pakalueshëm
4. aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
5. aksi rrugor Peshkopi – SllovĂ« – Kala e DodĂ«s nĂ« drejtim tĂ« KukĂ«sit, i pakalueshĂ«m
6. aksi Peshkopi – Muhurr – Aras i pakalueshëm
7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm
8. aksi Stëblevë – Librazhd i pakalueshëm
9. aksi Arras – Lurë i pakalueshëm
Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më pak intensitet dhe në zonat e thella, por ka një erë të fortë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm, por ka ngrica
2. aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm pa zinxhirë, por ka ngrica
3. aksi Qaf Çelë – Pukë, i kalueshëm me zinxhirë
4. aksi Puke – FushĂ« ArrĂ«s – QafĂ« Mali- QafĂ« Shllak i pakalueshĂ«m
5. aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i kalueshëm me zinxhirë
6. aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm por ka ngrica
7. akset Koplik – Razëm, i kalueshëm me zinxhirë
8. aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre
9. akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme
10. aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë, i pakalueshëm
11. aksi Fushë Arrës – Iballë, i pakalueshëm
Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm pa zinxhirë me vështirësi
2. aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme
Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë
2. në drejtim të Dajtit, i kalueshëm me zinxhirë
NĂ« qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhd – QafĂ« ThanĂ«, i kalueshĂ«m pa zinxhirĂ«
2. aksi Elbasan – Qafë Krrabë, i kalueshëm
3. aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë –Korçë, i kalueshëm me zinxhirë
2. aksi Korçë – QafĂ« ThanĂ«, i kalueshĂ«m pa zinxhirĂ«
3. aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë, të kalueshme me zinxhirë
4. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë
NĂ« qarkun Berat:
1. aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes
Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi KakavijĂ« – GjirokastĂ«r – TepelenĂ« kalohet pa zinxhirĂ«
2. aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë
3. aksi PĂ«rmet – ÇarshovĂ« Ă«shtĂ« i kalueshĂ«m me zinxhirĂ«
4. aksi Jorgucat – Qafa e MuzinĂ«s, i kalueshĂ«m pa zinxhirĂ«
Në qarkun Vlorë:
1. Në segmentin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.