Postuar: 05.02.12 08:18:00
Edhe pse sezoni i ri nuk ka nisur ende dhe fushat kanë një muaj e gjysmë që nuk preken, sërish gjendja e tyre duket skandaloze. Dje është luajtur vetëm në kryeqytet, por si tapeti i "Selman Stërmasit", ashtu edhe ai i "Qemal Stafës" kanë qenë për faqe të zezë.