Postuar: 09.02.12 03:43:00
Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka promovuar sot nismën "Internet të sigurtë në çdo shkollë". Në shkollën e mesme "Ismail Qemali" është prezantuar një program i krijuar nga një nxënës i vitit të parë të kësaj shkolle, i cili do tu shpërndahet të gjitha shkollave.