Postuar: 04.09.10 05:07:00
Tre fëmijë të një familjeje të varfër në Fushë Arrëz të Pukës, nuk arrijnë të ndjejnë emocionet dhe gëzimin e fillimit të vitit të ri shkollor. Shkak, përvec mungesës së kryefamiljarit i cili prej një viti rezulton i humbur, është mungesa e parave për të blerë libra dhe veshje të reja për shkollë. Familja Marku bën apel për ndihmë.