-
-
Postuar: 26.07.10 10:51:00
Nëntë ditë pas aksidentit tragjik në Gjegjan të Pukës, nuk ka mundur ti shpëtojë vdekjes 9 vjecari, Erikson Peraj. Mjekët e Spitalit Ushtarak në Tiranë konfirmojnë vdekjen e vogëlushit gjatë orëve të vona të mbrëmjes së sotme, për shkak të një hemorragjie në mushkëri.
-
Postuar: 26.07.10 07:59:00
Një 4-vjecar është aksidentuar teksa kalonte rrugën në fshatin Zallxhuxh të Miriditës. Ai shoqërohej nga nena në momentin e aksidentit, ndërsa mësohet se gjatë transportimit për në spital ka gjetur vdekjen
-
Postuar: 26.07.10 07:08:00
Kopështi 43 pranë rrugës "Muhamet Gjollesha" në kryeqytet i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë. Kryetari i Bashkisë, Edi Rama ka vizituar kopështin duke e cilësuar atë një investim sipas standarteve bashkohore.
-
Postuar: 26.07.10 06:21:00
Një 15-vjecar ka mbetur i lënduar në këndin e lojërave në Durrës. Menjëherë adoleshenti është dërguar nga të pranishmit në spitalin rajonal të Durrësit ku ka marrë dhe kujdesin e duhur mjeksor, pasi kishte pësuar shembje në disa pjesë të trupit
-
Postuar: 26.07.10 05:52:00
Kordinatorja e programit të Gjakut pranë Kryqit të Kuq Ariana Deliana, duke dhuruar gjak, i bëri thirrje qytetarëve të bënin të njëjtën gjë, për ti ardhur në ndihmë nevojtarëve dhe në mënyrë të vecantë 400 talasemikëve të cilët marrin gjak cdo 3 javë
-
Postuar: 26.07.10 05:03:00
Në bazë të kësaj marrëveshjeje palët marrin përsipër, të nxisin zhvillimin e veprimtarive kërkimore të përbashkëta me synim administrimin e rreziqeve. Nga pala shqiptare u nënshkrua nga zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni.
-
Postuar: 26.07.10 04:42:00
Në pranga drejtori i Përmbarimit ne Vlorë. Arrestimi i tij është bërë i mundur sot, nën akuzën e korrupsionit pasiv. Hetimet vazhdojne.
-
Postuar: 26.07.10 04:41:00
Përmes një letre dërguar Gjykatës së Strasburgut, qeveria shqiptare kërkon që të mos merren në konsideratë ankesat e ish pronarëve për shkak të pamjatueshmërisë për kompensimin në rast se fitojnë të drejtën ndaj qeverisë.
-
Postuar: 26.07.10 04:25:00
Burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave bënë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit është bërë e mundur realizimi 100 % i ardhurave të planifikuara
-
Postuar: 26.07.10 04:04:00
Gjendja shëndetësore e vajzës së vogël, e plagosur pak ditë më parë në aksidentin tragjik të Fushë-Arrëzit, po vjen drejt përmirësimit, ndërsa vazhdon të mbetet e njëjtë gjendja shëndetësore e një tjetri.
-
Postuar: 26.07.10 03:59:00
Ministria e Ekonomisë përgënjeshtroi sot deklaratat e bëra këto ditë nga ana e Partisë Socialiste, për privatizimin e Fushës së Aviacionit, pasi sipas saj është nxjerrë për privatizim pjesa tjetër e Aerodromit. Reagon Bashkia: Kerkuam gjithe territorin.
-
Postuar: 26.07.10 03:33:00
E nëse në dimër përmbyten nga prurjet e hidrocenraleve, në verë përmbytjet në fshatin Beltojë të komunës Bërdicë në Shkodër vijnë si rezultat i mosfunksionimit të kanaleve kulluese.
-
Postuar: 26.07.10 03:19:00
Sot kur parlamenti shtyu për në shtator miratimin e ligjit të SHISH, ambasadori i Gjermanisë Bernard Borchard bën thirrje që palët të gjejnë kompromisin për këetë ligj kaq të rëndësishëm në një shoqëri demokratike
-
Postuar: 26.07.10 01:24:00
Ne seancen e se henes parlamentare ku u debatua për shkurtimin e buxhetit, Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar deputetët e PS se nuk dinë të bëjnë mirë llogaritë sepse kanë dalë dobët në shkolla. Reagojne deputetet e PS
-
Postuar: 26.07.10 01:12:00
Projektligji i SHISH-it pritej të ishte objekt i debateve ndërmjet maxhorancës dhe opozitës, por pati vetem nje replikemes Rucit e Berihes. Me pas, pas tensioneve ne sallen e Kuvendit pas miratimit te ndyrshimeve te pr/buxhetit, kryeparlamentarja mbylli seancen, qe perkon me te fundit per kete sesion legjislativ
-
Postuar: 26.07.10 01:03:00
Kuvendi miratoi sot p/ligjin "Për disa ndryshime në buxhetin e shtetit për vitin 2010. Deputetët e opozitës e kundërshtuan. Berisha: Ne PS, milionere qe flasim per krize flluckash dhe deputete me mesatare te dobet. Gjate replikave per Buxhetin pati dhe acarime mes deputeteve te PD e PS qe degjeneruan deri ne konflikt fizik
Rama:Seanca e turpshme Berisha s'ka votat për pr/ligjin e SHISH
Berisha: Deputetët e PS dobët me mesataren në shkollë
-
Postuar: 26.07.10 01:01:00
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e quajti seancën e sotme në kuvend si seancë "e turpshme" dhe "pasqyrë e krizës së gjithanshme të qeverisë".
-
Postuar: 26.07.10 11:46:00
Duke filluar nga dita e hënë, një pjesë e lagjeve të kryeqytetit, por edhe disa qytete të tjera të vendit do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike
-
Postuar: 26.07.10 11:41:00
Aksidentet ndodhën paraditen e sotme. Tre prej të plagosurve në gjëndje të rëndë për jetën.
-
Postuar: 26.07.10 08:02:00
Sipas policise 48 vjecari, i cili jetonte i vetëm, është goditur me 9 thika pasditen e datës 23 korrik.