-
-
Postuar: 17.07.10 10:30:00
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës ne aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, kur një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë. Sipas informacioneve zyrtare, behet fjale për 14 persona të vdekur dhe 12 të plagosur. Qeveria shpall 18 korrikun, dite zie kombetare.
-
Postuar: 17.07.10 09:23:00
" S'mund të bëjmë asgjë më shumë se sa të shprehim me ato pak fjalë që mund të gjenden në raste të tilla, solidaritetin me të gjithë familjarët e viktimave dhe ata që janë në luftë për të mbijetuar ", u shpreh kreu i opozitës pasi vizitoi të plagosurit në Spitalin Ushtarak.
-
Postuar: 17.07.10 08:22:00
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë. Sipas informacioneve zyrtare, behet fjale për 12 persona të vdekur dhe shumë të plagosur.(vijon)
(ne foto te plagosurit ne Spitalin Ushtarak)
Berisha e Topi ne spital, ngushëllojnë familjet e viktimave
-
Postuar: 17.07.10 07:57:00
Kryeministri Berisha dhe Presidenti Topi kane vizituar në Spitalin Ushtarak të plagosurit e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku gjetën vdekjen 10 persona e u plagosën shumë të tjerë.
-
Postuar: 17.07.10 05:05:00
Lëvizja Socialiste për Integrim i është përgjigjur akuzave të Partisë Socialiste lidhur me pasurinë e ministrave Dritan Prifti e Petrit Vasili. Sipas sekretarit për marrëdhëniet me publikun Ardit Cela, sulmet e Edi Ramës ndaj ministrave të LSI nuk mund të fshehin krizën dhe dështimin e tij të gjithanshëm.
-
Postuar: 17.07.10 04:49:00
Bashkia e Tiranës ka gati padinë për ministrin Dritan Prifti. Në një prononcim për mediat, zëdhënësi i bashkisë Florjan Serjani deklaroi se listës së padive të bëra në adresë të përfaqësuesve të maxhorancës do t'i shtohet ditën e hënë edhe ajo e ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.
-
Postuar: 17.07.10 04:40:00
Të shtëna të shumta armësh kanë terrorizuar banorët e fshatit Balldre në Lezhë, të cilët kanë qenë dëshmitarë të një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe disa personave të kërkuar për grabitjen e shtetasve malazezë disa ditë më parë. Për pasojë një polic është plagosur ndërsa ka mbetur i vrarë një 16 vjecar.
-
Postuar: 17.07.10 04:32:00
Tre automjete janë përplasur pas mesdite në qendër të komunës turistike Velipojë, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej të cilëve në janë në gjendje të rëndë.
-
Postuar: 17.07.10 12:23:00
Deputetja Olta Xhacka deklaroi sot në një prononcim për shtyp se pasuria e Ministrit Dritan Prifti që kap vlerat e 1.8 milionë eurove është e dyshimtë dhe se do të ishte e pafalashme nga ana e Prokurorisë se Pergjithshme të mos niste hetimet rreth kësaj cështje.
Pasuria e ministrit, Dritan Prifti, deklaratat pranë ILDKP-së
Prifti i përgjigjet Ramës: E vërteta e 1.5 mln eurove
Bashkia e Tiranës: Gati padia për ministrin Prifti
-
Postuar: 17.07.10 10:37:00
Temperaturat e larta që kanë mbërthyer këto ditë vendin, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. Ndërkohë reshje lokale do të ketë pjesa verilindore, juglindore e vendit dhe pak në pjesën qëndrore, konkretisht në Elbasan
-
Postuar: 17.07.10 10:32:00
Korcë, zjarr në një shtëpi muze
-
Postuar: 17.07.10 10:03:00
Një automjet tip Land Rover ka marrë flakë sot në Laprakë duke shkaktuar një kaos në trafik dhe panik tek qytetaret
-
Postuar: 17.07.10 09:45:00
Një i ri shqiptar mbeti i vdekur në Vankuver të Kanadase ditën e mërkurë nga një 20 vjecar. Viktima vetem 17 vjec, u sulmua nga nje 20 vjecar, nje person me precedent penal, pasi sic duket shqiptari i kishte shkaterruar makinen
-
Postuar: 17.07.10 08:37:00
Ndryshon normativa e lejuar për lejimin e emisioneve të gazrave të djegies nga automjetet në Shqipëri. Tani në procesin e regjistrimit të mjetit rrugor duhet të kontrollohet dhe dokumentacioni teknik mbi gjendjen e shkarkimeve të gazrave
-
Postuar: 17.07.10 08:07:00
Një polic trafiku është aksidentuar për vdekje sot paradite në Fier pasi automjeti që ai drejtonte u përplas me një kamion të parkuar në rrugë. Dyshohet se shkak për aksidentin mund të ketë gjendja e përgjumur e efektivit rrugor
-
Postuar: 17.07.10 07:48:00
Përfundon në pranga biznesmeni italian që akuzohet për riciklim parash, korrupsion dhe mashtrim me fondet e Bashkimit Europian për ndërtesën e Delegacionit Europian në Tiranë