-
-
Postuar: 21.06.10 09:46:00
Vetëvritet me armën e shërbimit. Kështu e ka mbyllur jetën polici 33-vjecar i burgut 325. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë mbrëmje, ndërsa shkak është bërë gjendja depresive e tij
-
Postuar: 21.06.10 07:25:00
Gjatë takimit të nisur në Nju Jork me përfaqësues të Internacionales Socialiste, për situatën politike në Shqipëri, kreu i PS Edi Rama është takuar sot në mbrëmje personalisht me kryeministrin grek Papandreu, i cili i ka sygjeruar zgjidhjen e krizës me qëllim mos pengimin e integrimit
Rama letër Daul e Schulz: PS gati për zgjidhje
-
Postuar: 21.06.10 05:05:00
Prej mëse dy javësh banorët e fshatit Kabash nuk kanë energji elektrike, pasi përcjellësi është grabitur për të katërtën herë. Sipas tyre autori është i njëjti person dhe se është lënë i lirë pasi u ndalua nga policia. Banorët kërkojnë marrjen e masave në mënyrë që të shmanget grabitja e përcjellësit.
-
Postuar: 21.06.10 04:59:00
Përmes projektit on line punësimi.info, të prezantuar sot nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të rinjtë do të kenë mundësi që me anë të teknologjisë së informacionit të mësojnë më shumë në lidhje me mundësitë për punësim në sektore të ndryshme
-
Postuar: 21.06.10 04:09:00
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani deklaron se bankat duhet të ndryshojnë filozofi në përcaktimin e normave të interesit. Sipas tij, ato duhet të reflektojnë më shumë në politikën monetare të Bankës së Shqipërisë dhe ndërhyrjet që ajo bën tek kosto e lekut.
-
Postuar: 21.06.10 03:50:00
Një 35-vjecar ka mbetur i plagosur në një lokal në aksin Prrenjas-Librazhd, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes.
-
Postuar: 21.06.10 02:18:00
Drejtoria rajonale e shëndetit publik e qarkut të Kukësit ka nisur dezinfektimin e zonave të prekura nga sëmundja infektive e ethes hemoragjike. Ethet hemoragjike u shfaqën në muajin qershor, pas të nxehtit të madh.

Postuar: 21.06.10 02:06:00
Lideri i PS-së, Edi Rama i është drejtuar me një letër krereve të grupit të majtë e të djathtë në Parlamentin Europian, Schulz dhe Daul. Rama i ben thirrje  krerëve te grupeve politike në PE të mos tërhiqen nga angazhimi për të ndihmuar Shqipërinë të dalë nga situata në të cilën ndodhet prej një viti.

Postuar: 21.06.10 01:32:00
Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje opozitës të mos mbajë të bllokuar ligjin për Gjykatën Administrative, i cili kërkon 84 vota në Kuvend. Ndërsa theksoi domosdoshmërinë e një kompromisi për këtë cështje, Berisha tha se mazhoranca mbetet e hapur për amendamentet e opozitës.
-
Postuar: 21.06.10 12:20:00
Sot në Vlorë, një grua 56 vjecare ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i katërt I banesës u jetonte. Policia dyshon se shkak ka qënë depresioni
-
Postuar: 21.06.10 12:20:00
Sot në Vlorë, një grua 56 vjecare ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i katërt I banesës u jetonte. Policia dyshon se shkak ka qënë depresioni
-
Postuar: 21.06.10 11:52:00
Reshjet me intensitet ditët e fundit kanë sjellë përmbytje të rrugës kryesore në Lezhë si pasojë bllokimit të kanalizimet nëntokë
-
Postuar: 21.06.10 11:18:00
Seanca për cështjen me të madhe gjyqësore, atë të tragjedisë se Gerdecit është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve. Shtyja e seancës ka sjellë pakënaqësi tek të afërmit e viktimave
-
Postuar: 21.06.10 10:18:00
Kush kishte planifikuar pushimet për mesin e Qershorit u zhgenjye. Shtrëngatat e shiut dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë gjithë vendin prej dy ditësh pritet të vazhdojnë edhe për ditët në vazhdim. Evidentohen probleme në porte dhe akse rrugore në Durrës e Vlorë, nderprerje enegjie dhe shkaterrim te kulturave bujqesore
Lezhë, pëmbytet rruga kryesore

Postuar: 21.06.10 07:41:00
Delegacioni i socialistëve shqiptarë ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Internacionales, i cili mbahet sot në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Sipas axhendës takimi nis sot në 21 qershor në orën 10:00 dhe mbyllet në orën 13:00 të së martës

Postuar: 21.06.10 07:33:00
Skadon sot afati i për caktuar nga rregullorja e Kuvendit për shqyrtimin e tri dekreteve të Presidentit të Republikës për vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Deputeti demokrat i Komisioni, Eduard Halimi bëri të ditur për Gazeta Shqiptare se dosjet janë ende paplotësuara