-
-
Postuar: 11.03.10 10:48:00
Pas takimit me Jeremic, ministri i Jashtëm Ilir Meta ka dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Të dy liderët kanë theksuar se kanë qëndrime të ndryshme për Kosovën, por se kanë rënë dakort në një pikë. Që Kosova të jetë pjesë e integrimit europian ashtu si pjesa tjetër e Ballkanit.
-
Postuar: 11.03.10 10:48:00
Pas takimit me Jeremic, ministri i Jashtëm Ilir Meta ka dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Të dy liderët kanë theksuar se kanë qëndrime të ndryshme për Kosovën, por se kanë rënë dakort në një pikë. Që Kosova të jetë pjesë e integrimit europian ashtu si pjesa tjetër e Ballkanit.
-
Postuar: 11.03.10 10:13:00
Një defekt i ndodhur mbrëmjen e së enjtes në linjën e tensionit të lartë në qytetin e Vlorës, e ka lënë atë njëkohësisht pa energji dhe pa ujë. Defekti ndodhi pranë kalasë së qytetit.
-
Postuar: 11.03.10 09:20:00
Votohet në parim rezoluta për liberalizimin e vizave. Deputetët socialistë ashtu sic kishin paralajmëruar u ulën në sallën e Kuvendit, vetëm kur nisi debati për liberalizimin e vizave. Deputetja Dade i kujtoi qeverisë se kjo rezolutë është e vonuar, si dhe shtoi disa vërejtje, të cilat nuk u pritën mirë nga kryeministri. Ashtu si në seancat e tjera pati replika mes tij dhe Rucit.
-
Postuar: 11.03.10 07:48:00
Ka përfunduar takimi mes presidentit të Serbisë Boris Tadic dhe ministrit të Jashtëm Ilir Meta në presidencën serbe. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura. Pritet takimi me Jeremic.
-
Postuar: 11.03.10 06:12:00
Gjykata e Kasacionit në Itali hedh hapa mbrapa përsa i përket integrimit të emigrantëve. Gjykata refuzoi kërkesën e një emigranti të paligjshëm shqiptar për të marrë lejen e qëndrimit, të bazuar në faktin që 2 fëmijët e tij të vegjël vazhdonin studimet në vendin fqinj.
-
Postuar: 11.03.10 06:11:00
Pasditen e sotme banorët e Lezhës kanë nisur një tjetër protestë kundër homoseksualizmit. Rreth 400 vetë, shumica meshkuj kanë ndërrmarrë një tjetër protestë, në thirrjet e së cilës kërkohet largimi i njërit prej konkurentëve të "Big Brother", që vetëdeklaroi orientimin e tij seksual.
-
Postuar: 11.03.10 05:48:00
Ministri i Jashtëm Ilir Meta gjatë ditës së parë të vizitave në Serbi ka bërë homazhe praën varrit të ish-kryeministrit Zoran Xhinxhic. Shefi i diplomacisë shqiptare tha se Xhinxhic mbetet simbol i forcave progresiste, ndërsa nënvizoi rolin e tij, në hapat që Serbia ka hedhur.
-
Postuar: 11.03.10 03:56:00
I Pranishëm më konferencën vjetore "Modeli i Kombeve të Bashkuara" për të rinj, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, John Withers ka deklaruar se këto projekte krijojnë mundësi të shkëlqyera për të shkëmbyer ide dhe për të plotësuar aftësitë për të përmirësuar komunikimin.
-
Postuar: 11.03.10 03:39:00
PS ka cilësuar të pamundur realizimin e premtimit të djeshëm të Berishës për rritjen e pagave dhe të pensioneve. Në kushtet kur arka e shtetit është bosh endash; tha deputetja Mimi Kodheli rritja është sa e pamundur por dhe e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e familjeve shqiptare.
-
Postuar: 11.03.10 03:39:00
PS ka cilësuar të pamundur realizimin e premtimit të djeshëm të Berishës për rritjen e pagave dhe të pensioneve. Në kushtet kur arka e shtetit është bosh endash; tha deputetja Mimi Kodheli rritja është sa e pamundur por dhe e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e familjeve shqiptare.
-
Postuar: 11.03.10 03:36:00
Është zhvilluar sot në Tiranë konferenca rajonale për NATO-n e organizuar nga ministria e Jashtme dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Problemet që shqetësojnë vendet e NATO-s janë terrorizmi, sulmet përmes internetit, pirateria dhe rreziqet që vijnë nga ngrohja globale, problemet ndëretnike.
-
Postuar: 11.03.10 03:22:00
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani shpjegon detaje të projektit të lançuar një ditë më parë nga kryeministri Berisha, për deklaratën e të ardhurave personale të qytetarëve. Cdo individ mbi 18 vjec do të jetë i detyruar që një herë në vit të deklarojë të ardhurat dhe shpenzimet që bën, një kërkesë kjo e parashikuar në marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.
-
Postuar: 11.03.10 03:15:00
Është përuruar edhe në Gjirokastër qendra e testimit përmes sistemit elektronik të provimeve teorike për lejet e drejtimit të automjeteve. Falë këtij sistemi kursantët kanë mundësinë jo vetëm të testohen, por edhe të marrin po online përgjegjen e provimit teorik per patentat.
-
Postuar: 11.03.10 02:57:00
Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës ka njoftuar sot se ka ngritur një grup pune për studimin e mundësive konkrete për realizimin e statusit të minatorit. Në krye të grupit të punës është zv.Ministri i Energjetikës Neritan Alibali.
-
Postuar: 11.03.10 02:45:00
Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani i kërkoi ministrit Lang mundësinë e bashkëpunimit dhe asistencës në dixhitalizmin e pasurive të paluajtshme.
-
Postuar: 11.03.10 02:08:00
Një 47-vjecar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në një fshat të Kavajës. Sipas dëshmitarëve të cilët kanë parë aksidentin automjeti pasi ka humbur kontrollin ka përfunduar në rrjedhën e përroit, duke i shkaktuar vdekjen dhe drejtuesit.
-
Postuar: 11.03.10 02:01:00
Projekti do të sjellë ekspertizën dhe njohuri nga vendet anëtare për të ndihmuar Shqipërinë të plotësojë legjislacionin dhe të përmirësojë praktikat doganore duke ndjekur ato që zbatohen nga vendet anëtare të BE-së.
-
Postuar: 11.03.10 02:01:00
Projekti do të sjellë ekspertizën dhe njohuri nga vendet anëtare për të ndihmuar Shqipërinë të plotësojë legjislacionin dhe të përmirësojë praktikat doganore duke ndjekur ato që zbatohen nga vendet anëtare të BE-së.
-
Postuar: 11.03.10 01:45:00
Rreshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shembjen e 5 banesave në fshatin Nishovë të Beratit. Për shkak të rrëshqitjes së dherave shtëpitë janë bërë të pabanueshme ndërsa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz.
» Shkarje të dherave në Currila, shembet ndërtesa 2 katëshe
-
Postuar: 11.03.10 01:25:00
Partia Socialiste ka publikuar sot disa të dhëna të cilat sipas saj vërtetojnë atë që ka ndodhur në Ruzhdije në 28 qershor. Sipas deputetit, Namik Dokle janë dhjetëra persona të cilët edhe pse nuk kane patur karta apo pasaporta figurojnë që kanë votuar.
-
Postuar: 11.03.10 01:09:00
Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka mbërritur sot (ora 12:00) në Beograd, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbis¸, z. Vuk Jeremiç
-
Postuar: 11.03.10 12:47:00
Komisioni Parlamentar i Ligjeve shqyrtoi ne parim te dy nismat e PS lidhur me hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Mbledhja e Komisionit është shoqëruar me debate mes anetareve te mazhorances dhe opozites. Te henen nis diskutimi nen per nen i nismave.
» PS, Dokle: "Ruzhdia", krim elektoral i vërtetuar
-
Postuar: 11.03.10 12:10:00
Drejtori i OSSH, Jozef Haisek pranon shkeljet e konstatuara në faturimin e energjisë elektrike duke shtuar se problemet e shumta lidhen me funksionimin e matësve dhe sistemin e faturimit.
-
Postuar: 11.03.10 11:52:00
Zëvendës presidenti i parë i Parlamentit Europian Giovanni Pitella mbështet përpjekjet e Edi Ramës në hetimin e plotë të zgjedhjeve të qershorit në vend. Gjatë takimit me Ramën Pitella e cilësoi të frikshëm mashtrimin elektoral në Ruzhdije dhe i bëri thirrje qeverisë të pranojë hetimin e zgjedhjeve.
-
Postuar: 11.03.10 11:47:00
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka nisur sot shqyrtimin ne parim te dy nismave te PS lidhur me hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Mbledhja e Komisionit është shoqëruar me debate mes anetareve te mazhorances dhe opozites
-
Postuar: 11.03.10 11:35:00
Rreshjet e dëborës dhe të shiut në veri të vendit por edhe në shtetet fqinje të Shqipërisë kanë ndikuar në rritje e prurjeve në kaskadën e lumit Drin. Niveli i ujit në HEC e Fierzës ka arritur në kuotën 293.75 metra ndërsa në Koman, prurjet niveli aktual i liqenit është në kuotën 171.7 metër.
-
Postuar: 11.03.10 11:35:00
Rreshjet e dëborës dhe të shiut në veri të vendit por edhe në shtetet fqinje të Shqipërisë kanë ndikuar në rritje e prurjeve në kaskadën e lumit Drin. Niveli i ujit në HEC e Fierzës ka arritur në kuotën 293.75 metra ndërsa në Koman, prurjet niveli aktual i liqenit është në kuotën 171.7 metër.
-
Postuar: 11.03.10 11:10:00
Kryeministri Sali Berisha ka nisur sot turin e takimeve ne vend, duke nisur nga qyteti i Elbasanit, ku ka prezantuar projektin më të ri, rrugën me tunel Tiranë-Elbasan. Por sipas qeverise, rruga vertet do jete e kushtueshme, por kostoja nuk do te jete gje perballe fitimeve qe do te kete Elbasani
-
Postuar: 11.03.10 10:21:00
Reshjet e shiut rënë intensivisht dy ditët e fundit kanë krijuar situate te rendë në rrethin e Librazhdit. Ndryshe nga ditët e tjera, janë shtuar edhe zonat e bllokuara nga dëbora. Burime nga Prefektura bënë të ditur se nga dëbora janë bllokuar fshatrat Qarrishtë, Bardhaj, Rrajcë dhe Skënderbej
-
Postuar: 11.03.10 09:21:00
Shkarje massive dheu si pasojë e reshjeve kanë shkaktuar shëmbjen e një ndërtetse në zonën e Currilave në Durrës. Rrëshqitjet e dherave ndërkaq kanë bllokuar rrugën në Currila në një gjatësi prej 800 metrash
» Librazhd, rrëshqitjet e tokës rrezikojnë disa banesa
-
Postuar: 11.03.10 08:17:00
Komisioni i Ligjeve miraton draftin pa ndryshime. Në përfundim të mbledhjes, e cila u zhvillua për rreth tri orë me dyer të mbyllura, komisioni ka miratuar kufizimin e mandatit të drejtorit të SHISH-it në 5 vjet. Brenda 60 ditëve nga miratimi, Bahri Shaqiri ikën nga detyra. Pritet reagimi i Shteteve të Bashkuara.
-
Postuar: 11.03.10 08:14:00
Deputetët socialistë do të marrin pjesë sot në seancën e pasdites të Kuvendit, ku maxhoranca kërkon të miratojë rezolutën që mbështet liberalizimin e vizave. Vendimi u mor dje, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së
-
Postuar: 11.03.10 08:14:00
Deputetët socialistë do të marrin pjesë sot në seancën e pasdites të Kuvendit, ku maxhoranca kërkon të miratojë rezolutën që mbështet liberalizimin e vizave. Vendimi u mor dje, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së