-
-
Postuar: 10.03.10 09:24:00
Vetëdorëzohet në polici autori i vrasjes së 17-vjecarit në Shkodër, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë. 16-vjecari T.Ibrahimi u vetëdorëzua sot rreth orës 19 e 30 në policinë e Shkodrës bashkë me armën e krimit.
-
Postuar: 10.03.10 08:49:00
Moti i keq me reshje të dendura bore dhe erë të fortë ka shkaktuar probleme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë në Korcë. Disa lagje të qytetit dhe më tepër se 20 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike që prej orëve të para të mëngjesit. Prej mëse 5 orësh edhe qyteti i Përmetit është zhytur në errësirë.
-
Postuar: 10.03.10 08:17:00
Celet zyrtarisht stina e evenimenteve italiane në Shqipëri "Dy popuj , një det një miqësi". Në fjalën e tij ambasadori italian Sabah Delia vuri theksin në kuadrin e privilegjuar të marrëdhënieve të gjithanshme midis dy vendeve si dhe lidhjet tradicionale kulturore e ato të miqësisë mes dy popujve tanë.
-
Postuar: 10.03.10 07:51:00
Edlira Mahmutaj, 23-vjeçarja shqiptare është zëdhënësja e partisë Lega Nord në Itali. Zëri zyrtar i partisë ekstremiste italiane, thekson se do të jetë një zë për emigrantët. "Unë dua t'u jap zë atyre njerëzve të cilët vijnë në Itali për t'u integruar në interes të emigrantëve dhe të vetë italianëve", shprehet 23 vjecarja.
-
Postuar: 10.03.10 07:02:00
Arrestohen 3 të rinj në hyrje të qytetit të Përrenjasit. Gjatë një kontrolli të ushtruar në mjetin me të cilën udhëtonin, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kilogram lëndë narkotike e llojit "kanabis sativa".
-
Postuar: 10.03.10 06:19:00
Është ekstraduar sot nga Italia një shtetas shiqptar i kërkuar për vrasje. 43-vjecari nga Vlora akuzohet për vrasje me paramendim, për motive banale të një shtetasi shqiptar në vitin 1997. Ekstradimi i tij, si pasojë e bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.
-
Postuar: 10.03.10 06:01:00
Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka nisur diskutimin e projektligjit të ri për planifikimin e territorit. Drafti parashikon më shumë kompetenca për Këshillin Kombëtar të territorit, i cili do të ketë fjalën e fundit në miratimin e planeve rregulluese të qyteteve të mëdha. Relatorët e draftit shpjegojnë se nuk preken kompetencat e pushtetit vendor, por synohet t'i jepet fund situatës kaotike të krijuar.
-
Postuar: 10.03.10 05:03:00
Një shkëndijë elektrike ka djegur plotësisht shtëpinë dykatëshe të familjes Ndoji, në fshatin Arrëz të Rrëshenit. Flakët kanë përfshirë të gjithë ndërtesën duke djegur gjithcka kishte brenda, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
-
Postuar: 10.03.10 04:42:00
Në disa fshatra të Mirditës, ku kalon autostrada Rrëshen-Kalimash, banorët ankohen se gurorët që kanë punuar për hapjen e rrugës kanë shkaktuar edhe fenomenin e rrëshqitjes së dheut. Sipas banorëve fenomeni i rrëshqitjes nuk kishte ndodhur kurrë më parë në këto zona.
-
Postuar: 10.03.10 04:40:00
Në kuadër të vizitës në Turqi, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli u prit edhe nga presidenti turk Abdullah Gyl, i cili theksoi inkurajon ambicjen e Shqipërisë për integrim në Bashkimin Europian, sikurse mbështeti fort anëtarësimin e saj në NATO.
-
Postuar: 10.03.10 04:08:00
Pas rekomandimit të FMN-së për reduktim të shpenzimeve në përpjekje për të ulur deficin dhe borxhin publik, kryeministri Berisha ka deklaruar se pagat dhe pensionet nuk do të preken dhe se do të ketë rritje të tyre. Nga ana tjetër, Ministri i Financave shpjegon se edhe rritja e taksave për biznesin nuk është zgjidhje. Në këto kushte, qeveria duhet të zgjedhë mes mosprekjes së kontigjencave dhe uljes së investimeve.
-
Postuar: 10.03.10 03:54:00
Belgjika riatdhesoi 41 shqiptarë të cilët kishin mbërritur nga Serbia dhe Maqedonia për të kërkuar azil në Belgjikë. Një autobus me shqiptarë u nis nga Brukseli për të mbërritur në Preshevë të Serbisë dhe Kumanovë të Maqedonisë. Zyra për të huajt me qendër në Bruksel, tha se shqiptarët kishin dëgjuar thashetheme false për ndihmën financiare në Belgjikë.
-
Postuar: 10.03.10 03:32:00
Komisioni i Ligjeve miratoi sot ndryshimet në ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH). Në Komision u morën për bazë amendimet e kreut të SHISH, Bahri Shaqiri. Ky amendament kufizon mandatin e Kreut të SHISH në 5 vjet. Pritet që tashmë të miratohet nga Kuvendi.
-
Postuar: 10.03.10 02:35:00
Reshjet e shiut të rëna gjatë ditëve të fundit janë bërë shkak për shembjen e një pjese të murit rrethues në lagjen " Kala" të qytetit të Beratit. Gurët dhe një masiv dheu kanë përfunduar në faqen me pisha të kalasë, ndërkohë që sipas specialistëve shembja e murit rrethues nuk vë në rrezik vlerat e kësaj lagje.
-
Postuar: 10.03.10 02:18:00
Zv/ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Ernest Noka deklaroi se Tuneli i Thirrës do të jetë gati në muajin Maj. Tuneli i Thirrës u mbyll në fillim të muajit tetor të vitit që lamë pas per shkak te shembjeve ne brendesi te tunelit
-
Postuar: 10.03.10 02:18:00
PS gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, vendosi unanimisht të marrë pjesë në seancën plenare të së enjtes, vetëm për dy nisma kryesore. Deputetët socialistë ashtu si herën e kaluar do të hynë në Kuvend vetëm për kur të diskutohet për liberalizimin e vizave si dhe për çështjen e hetimit të zgjedhjeve.
-
Postuar: 10.03.10 01:46:00
Ministri i Jadhtë Ilir Meta do të vizitojë nesër Serbinë. Vizita dyditore e Metës është vizita e parë një një zyrtari shqiptar që prej vitit 2005 në Serbi. Priten takime me Tadicin e Jeremicin. Temë bisedash stabiliteti i Ballkanit.
-
Postuar: 10.03.10 01:24:00
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot drejtues të sindikatave dhe ish-të përndjekur politik, të cilët i kërkuan Kreut të shtetit që emërtimi i datës simbol 20 shkurt 1991, të pasqyrojë më mirë anën dhe të vërtetën historike të atij momenti. Ndërsa Topi nga ana e tij shprehu gadishmërinë për ti mbështetur në këtë nismë.
-
Postuar: 10.03.10 01:08:00
Blutë e Elbasanit kanë mundur të vënë në pranga 3 persona të cilët shpërndanin drogë në shkolla, kryesisht në Librazhd e Përrenjas. Sipas hetimeve paraprake rezulton se rreth 30 nxënës janë kthyer në përdorues të përditshëm të hashashit dhe situata është bërë mjaft alarmante gjatë muajve të parë të këtij viti.
-
Postuar: 10.03.10 12:07:00
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës publikoi sot të dhënat më të fundit të kuotave, prurjeve të ujit në hidrocentralet kryesore të vendit si dhe prodhimit e shitjes së energjisë elektrike
-
Postuar: 10.03.10 12:02:00
Burime nga prefektura e Elbasanit bëjnë me dije se vetëm në dy muaj janë shkatërruar rreth 80 banesa. Rëshqitja dhe fundosja e tokës është një fenomen që ka prekur më së shumti rrethet Librazhd, Gramsh e Elbasan dhe më pak atë të Peqinit:
-
Postuar: 10.03.10 11:40:00
Reshje të dendura dëbore që kanë përfshirë gjithë rrethin e Kukësit që nga mesnata vazhdojnë pa ndërprerje, duke përkeqësuar lëvizjen e mjeteve në të gjitha akset rrugore, të cilat lejohen vetëm me zinxhirë
-
Postuar: 10.03.10 11:32:00
Komisioni i Ligjeve diskutoi sot për ndryshimet në ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH). Ne Komision raportoi kreu i SHISH, Bahri Shaqiri. Anëtarët opozitarë të Komisionit parlamentar të Ligjeve nuk ishin të pranishëm në diskutim
-
Postuar: 10.03.10 08:23:00
Kryetari i PS-së, Edi Rama nis sot një seri takimesh në Strasburg me personalitete të larta evropiane. Kriza politike në vend ende nuk ka gjetur zgjidhje, ndaj edhe kreu socialist ka menduar të konsultohet sërish me partnerët e PS-së për të menduar edhe për hapat që do të ndjekë më tej kjo parti
-
Postuar: 10.03.10 08:23:00
Kryetari i PS-së, Edi Rama nis sot një seri takimesh në Strasburg me personalitete të larta evropiane. Kriza politike në vend ende nuk ka gjetur zgjidhje, ndaj edhe kreu socialist ka menduar të konsultohet sërish me partnerët e PS-së për të menduar edhe për hapat që do të ndjekë më tej kjo parti
-
Postuar: 10.03.10 08:19:00
Ngjarja ndodhi sot ne mëngjes kur një person i armatosur ka grabitur një shumë të konsiderueshme parash në një kazino të lojrave të fatit që ndodhet në rrugën "Myslym Shyri" ne Tirane. Autori largohet me parate ne drejtim te paditur. Policia heton ngjarjen
-
Postuar: 10.03.10 08:19:00
Ngjarja ndodhi sot ne mëngjes kur një person i armatosur ka grabitur një shumë të konsiderueshme parash në një kazino të lojrave të fatit që ndodhet në rrugën "Myslym Shyri" ne Tirane. Autori largohet me parate ne drejtim te paditur. Policia heton ngjarjen
-
Postuar: 10.03.10 08:19:00
Ngjarja ndodhi sot ne mëngjes kur një person i armatosur ka grabitur një shumë të konsiderueshme parash në një kazino të lojrave të fatit që ndodhet në rrugën "Myslym Shyri" ne Tirane. Autori largohet me parate ne drejtim te paditur. Policia heton ngjarjen