200195 lajme

Shtetet e Bashkuara ishin mes vendeve të para në mbështetje të Kosovës kur deklaroi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe tani po bëjnë thirrje që vendet që nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin shtetin e ri me shumicë shqiptare.
Përmes një deklerate me shkrim, Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton tha se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, mbështet me vendosmëri pikpamjet e Shteteve të Bashkuara se ndarja e Kosovës me Serbinë ishte e ligjshme dhe se është një shtet i pavarur, territori i të cilës është i pacënueshëm.
Ajo i bëri thirrje si Kosovës ashtu edhe Serbisë, e cila vazhdon të mos e pranojë pavarësinë e ish provincës së saj, që të lënë menjanë dallimet dhe të punojnë sëbashku në mënyrë konstruktive.
Në pritje të vendimit, nënpresidenti amerikan Joe Biden i telefonoi presidentit serb Boris Tadiç për të pohuar miqësinë amerikano-serbe dhe mbështetjen për një Kosovë demokratike dhe shumëetnike, e cila përmban një pakicë të madhe serbe.
Zëdhenësi i Departamentit të Shtetit P.J. Crowley tha se Shtetet e Bashkuara i dinë aspektet historike dhe emocionale të ndarjes së Kosovës nga Serbia por shpreson se Beogradi do të hedhë një vështrim afatgjatë dhe do të kuptojë se interesat e tij shtrihen me integrimin në Evropë.
Shpresojmë se ata do ta shikojnë këtë në aspektin afatgjatë. Ne e kuptojmë se kjo është e vështirë por ne mendojmë se është në interes të Serbisë që të punojnë në mënyrë konstruktive me Kosovën dhe të tjerët dhe do të përfitojnë nëse ndërmarrin këto hapa.
Zëvendëspresidenti Biden u takua në Washington të merkurën me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe riafirmoi mbështetjen amerikane për shtetin e ri, i cili ka qënë nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara për një dekadë para se të shpallte pavarësinë.
Shtepia e Bardhë tha se zoti Biden e mirëpriti përparimin e Kosovës në reforma për të forcuar sundimin e ligjit dhe integrimin e komuniteteve ndërkohë që lavdëroi gatishmërinë e deklaruar të zotit Thaçi për të punuar me të gjitha vendet përfshi Serbinë për të avancuar stabilitein rajonal.
Gjatë një vizite në Kongresin amerikan të enjten, zoti Thaçi tha se shpresonte që vendimi i Gjykatës Nderkombëtare të Drejtësisë do të nxiste njohje më të gjera diplomatike për vendin e tij.
Përseri bëj thirrje në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, ju lutem njihni pavarësinë e Kosovës sepse është e drejta e tyre dhe koha e duhur.
Afro 70 vende përfshi shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian e kanë njohur Kosovën por mes atyre që nuk e kanë njohur janë edhe Kina, Serbia fqinje dhe aleati kryesor i Beogradit, Rusia.
Pyetjes se kush është fajtori, i merituari, që një vend prej 11 mijë km katrorë, sa i ka Kosova, do të shndërrohej në Armakedonin biblik, në fushë-betejë ku përfundimisht do të përballet e liga me të mirën, duhet t'i jepet një shpjegim - që në vete do të përfshijë një spektër të gjerë faktorësh historikw, etnikw, fetarw, ekonomikw, gjeostrategjikw, psikologjikw, filozofikw, në trajtën e eskatologjive historike nacionaliste, - pastaj trillimet fantazmagorike, ku miti puqet me trillimin racional të paramenduar.
Çdo popull përpiqet ta krijojë argumentin për ekspansion, mbi baza të interesit të përgjithshëm, duke fshehur interesat e ngushta të një klase, apo grupi të veçantë: grekët aspiratat e tyre dominuese i fshehin prapa idesë së helenizmit, turqit me idenë e osmanizmit, serbët me idenë e jugosllavizmit,ose me shenjtërim të Kosovës në çdo aspekt, rusët me sovjetizmin, madje edhe xhuxhët politikë maqedonas me përvetësimin e zulmit të maqedonasve antikë etj. Në këtë mes vetëm shqiptarët nuk kanë një teori ekspansioniste, që në vete do të përmbante aspiratat për përvetësim të tokave, të vlerave, dhe të pasurive natyrore.
Pas 1804, kur serbet, të yshtur nga rusët moren guximin qe ta kontestojnë sundimin osman, ashtu si arabët vahabistë të Arabisë Saudite të nxitur nga Lorenci i Arabisë, pra anglezët, u shfaq nevoja për një program politik që do t'i arsyetonte ambiciet kolonialiste ruse, ose nacionaliste serbe. Që nga kjo kohë filluan të hartohen elaborate që do të arsyetonin të drejtën për territore, ose për sundim të serbëve pa traditë politike, kulturore, qeverisëse, por me ambicie të rrezikshme. Janë shkruar me dhjetëra elaboratesh me premisa të pushtimit të tokave të huaja përmes shfarosjes së popullatës vendore, autoktone. Njëra nga këto është ajo Ilija Garashaninit që në diskutimet tona jokompetente krahasohet me figurën e kryeministrit grek Venizelos, por vetëm në segmentin ideor dhe jo kohor.
Për shkak të nivelit të ulët arsimor, intelektual të serbëve të shekullit XIX autorë të vërtetë të këtyre projekteve ishin austro-sllavët, polakët, çekët, sllovakët. Bie fjala autori i vërtetë i NAÇËRTANIES ishte polaku Franjo ZACH, një agjent diplomatik polak, i cili sipas kërkesës së Garashaninit (1812-1824) e hartoi "Planin për politikën sllave të Serbisë"që u bë bazë për "Programin e politikës nacionale të Serbisë në fund të vitit 1844"në autorësinë e rrejshëm të këtij kryeministri serb.
Epilogu i këtyre ambicieve serbe, përkatësisht pansllave dje mori një përgjigje të prerë në GJND që vlerësoi se Deklarata për pavarësi të Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Faktorët politikw serbë nuk pajtohen me këtë vlerësim, duke dhënë argumente, si zakonisht të natyrës së teorisë konspirative. Ata ende s'janë të gatshëm të ballafaqohen me gënjeshtrat e tyre historike, por vazhdojnë ta keqtrajtojnë veten dhe të tjerët.
Sipas ligjit ndërkombëtar kemi të bëjmë me antagonizmin e dy parimeve, njërit që buron prej parimit të Vestfalisë, pastaj edhe të Helsinkit për mosndryshim të kufijve dhe i dyti nga parimi i së drejtës së patjetërsueshme të popujve për liri. Politika serbe insistonte në parimin teknik që përkufizon se si nuk mund të ndryshohen kufijtë, me forcë, ndërkaq shqiptarët përdornin argumentin që buron prej parimit të së drejtës imanente, të patjetërsueshme të popujve për liri. Ky parim ishte baza për dekolonizim që dëshmon se ka përparësi imanente në krahasim me parimin teknik për mosndryshim të kufijve. Rritja e katërfisht i vendeve anëtare të OKB-se flet për përparësinë e parimit së të drejtës për liri kundruall atij teknik për mosndryshim të kufijve.
Deri më tani sikur nuk është vërejtur shpallja e parimit të tretë nga ana e sekretarit të përgjithshëm të OKBS-së Kofi ANANIT, i cili në vitin 1999, pikërisht gjatë bombardimeve të NATOS e kumtoi përcaktimin se OKB nuk do të njohë sovranitetin e kufijve të jashtëm nëse brenda tyre shkelen të drejtat e njeriut. Ky parim i tretë përpiqet dhe sipas të gjitha gjasave do të arrijë të zgjidhë antagonizmin ndërmjet dy principeve përjashtuese të së drejtës ndërkombëtare.
E drejta për vetëvendosje ishte pikënisja e humanizimit të shteteve, ndërtimit të shteteve mbi parimin e lirisë, baza mbi të cilën u krijua OKB-ja. Ky koncept do të vazhdojë t'i mbrojë të drejtat e njeriut, duke kufizuar të drejtën e shteteve, që brenda kufijve të shteteve sovrane të shkelen të drejtat e njeriut.
Është e pabesueshme që juristët dhe diplomatët serbë të mos kenë informata për tendenca të këtilla në OKB. Gjithësesi shpjegimi për një "injorancë" të këtillë të klasës politike serbe, duhet kërkuar te kultura, tradita politike që të përfitojnë sa më shumë nga antagonizmat në planet e ndryshme. Kjo është metodë e punës së njerëzve që shfrytëzojnë situatat konfuze në politikën globale, sidomos kur tragjeditë e popujve të ndryshëm (Ruanda, ose 11 shtatori bie fjala) tejkalojnë çdo imagjinatë, çdo parashikim normal. Sikur çështja e Kosovës do të hapej pas 11 shtatorit do të kishim procese krejtësisht të tjera. Çështja shqiptare do të mbetej në nivel të akronimit UÇK, ashtu si ajo baske (ETA), irlandeze ( IRA), palestineze(OÇP,ose HAMAS) etj. Por, çështja e Kosovës pat një zhvillim shumë të kontrolluar, në asnjë moment nuk u degjenerua në terrorizëm dhe pati një përfundim shumë të matur dhe të drejtë.
Lufta e drejtë kosovare, refuzimi i çfarëdo kompromisi me regjimin e Millosheviqit e solli NATO-n në Kosovë. Serbët nuk janë aq të prekur nga humbja e Kosovës, atë e patën humbur më herët, por janë të trishtuar nga prezenca e përhershme e NATO-s në këto hapësira. Së këndejmi çdo përpjekje e tyre për kontestim të pavarësisë së Kosovës do të jetë në thelb krijim të telasheve të reja NATO-s.
Strategët serbë do të vazhdojnë përmes destabilizimit të Kosovës ta problematizojnë prezencën e faktorit perëndimor në këto hapësira. Afrimi befasues i Tadiqit me presidentin e Turqisë, nënshkrimi i deklaratës së Stambollit është paralajmërim për komplikim të paqes dhe sigurise në plane të tjera. Serbët janë të njohur se për një plesht djegin jorganin...
Ky mendim këshillues i GjND-së në favor të Kosovës gjithsesi duhet të shfrytëzohet për t'i kundërshtuar thirrjet e Serbisë për negociata të reja për Kosovën. Kosova duhet ta konsolidojë veten përbrenda dhe jo të bëhet pjesë e kontestimeve që i bëhen nga jashtë.
Më parë se Kosova të fitojë 10 me 4, është Serbia ajo që humbi 4 me 10. Kosova as që ka dashur të ketë një proces të këtillë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Shqiptarët e Kosovës duan ta shohin Serbinë të paditur në ndonjë gjyq ndërkombëtar për krejt çfarë ajo iu bëri atyre përgjatë shekullit XX, e jo të jetë shpallja e pavarësisë së Kosovës aty. Okupimi i Kosovës më 1912, mandej kolonizimi, diskriminimi e deri te gjenocidi në vitet 1998 e 1999, janë krime për të cilat asnjëherë nuk pati drejtësi e zhdëmtim për popullin e Kosovës.
Në tetor të vitit 2008, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e kishte ftuar GjND-në ta japë mendimin e vet këshillues mbi atë nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë nga ana e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes së Kosovës ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Mirëpo, fillimisht ajo dha një sërë mendimesh paraprake që ndërtonin kontekstin e përgjigjes përfundimtare në pyetjen e shtruar nga Serbia. GjND-ja radhazi shprehu qëndrimet e saj që nuk ka pse të mos e japë një mendim për këtë çështje, që nuk ka ndalesë të përgjithshme në ligjin ndërkombëtar për të shpallur pavarësinë, që Rezoluta 1244 dhe Korniza Kushtetuese janë pjesë të ligjit ndërkombëtar, se ata që e shpallën pavarësinë nuk e konsideronin veten, thjesht, njerëz të IPVQ-ve, se heshtja e PSSP-së atëbotë e konfirmonte këtë gjë, se KS i OKB-së në bazë të R1244 nuk e kishte të rezervuar të drejtën për përcaktimin e statusit të Kosovës, dhe se, përfundimisht, as R1244 e as Korniza Kushtetuese nuk e ndalonte nxjerrjen e deklaratës së pavarësisë.
Përvoja na mëson që sa më i lartë niveli i gjykatës, aq më konservative është ajo. Madje, gjykatat e larta ndërkombëtare kujdesen sidomos për veten e tyre - ato brengosen se çka mund t'iu ndodhë vetë atyre nga qëndrimet që i marrin. Mbase kjo është arsyeja pse pothuajse të gjithë ekspertët juridikë ndërkombëtarë, e për pasojë edhe ata vendas, thoshin që do të ketë një mendim të paqartë e të ndërlikuar të GjND-së. Mirëpo, ajo që dëgjuam të enjten pasdite ishte më parë një interpretim dhe mendim liberal e pozitiv sesa konservativ i gjykatës, sipas logjikës se çka nuk thuhet që ndalohet, lejohet. E, ndoshta, kishim edhe situatën ku më shumë gjykatës kanë menduar që një mendim i paqartë do të diskreditonte gjykatën si një institucion i dobët sesa një mendim çfarë patëm.
Ky mendim i GjND-së do të ketë ndikime të shumta për Kosovën, nga përmirësimi i përshtypjes së opinionit publik ndërkombëtar për ne e deri te rritja e numrit të njohjeve të pavarësisë. Mirëpo, nuk duhet entuziazmuar shumë meqë ky mendim sigurisht se nuk do ta ndryshojë gjendjen brenda Kosovës në kuptimin e sovranitetit, integritetit territorial, demokracisë apo zhvillimit ekonomik.
Megjithatë, mendimi këshillues i GjND-së, mbase, është po aq i rëndësishëm për botën sa për Kosovën. Janë dy lloj shtetesh që janë më së shumti të brengosura me këtë rast. Bile, mund të thuhet që në njëfarë mase ky mendim këshillues u bë i rëndësishëm për Kosovën, pikërisht pse ishte aq i rëndësishëm për shumë shtete të botës.
Së pari, me antena të ngritura lart ishin shtetet që brenda vetes kanë regjione me popuj që duan shkëputje si p.sh., Spanja, Kina, India etj. Këto shtete frikësohen se mos qëndrimi i GjND-së për Kosovën do të mund t'i inkurajonte sadopak popujt e shtypur në këto shtete që po ashtu duan pavarësi. Pra, këto shtete kanë hall se mos mendimi këshillues i GjND-së do t'i "këshillojë" për ndonjë gjë nënshtetasit rebelë të tyre dhe jo nëse ky mendim do të mund t'i këshillonte Kosovën a Serbinë për diçka. Arsyeja pse këto shtete ishin të interesuara për mendimin e GjND-së është e njëjtë me arsyen kryesore pse ato nuk e njohën pavarësinë e Kosovës tash dy vjet e gjysmë. Së dyti, kemi shtetet që e kanë mbështetur dhe koordinuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008. Të tilla janë ShBA-të, Britania e Madhe, Franca, Gjermania etj. Këto shtete provuan përgjatë muajve të pranverës së vitit 2007 që ta kalojnë një rezolutë të re në KS të OKB-së, në vend të R1244, e cila do ta bënte Kosovën me pavarësi të mbikëqyrur. Mirëpo, pa sukses: Rusia e bënte aq të qartë përdorimin e saj të vetos në rast të prezantimit të një rezolute të re saqë nuk erdhi fare puna deri te votimi. Pas katër muajve shtesë të negociatave u pat përgatitur shpallja e pavarësisë për të cilën konsiderohej që R1244 nuk është më pengesë. Bëhej fjalë për një lëvizje të dyfishtë - në njërën anë, u shpall një pavarësi pa sovranitet real por, në anën tjetër, edhe u riinterpretua ca R1244. Kjo është arsyeja pse për këto shtetet e llojit të dytë ishte shumë i rëndësishëm një mendim i GjND-së të tillë çfarë e patëm. Ato patjetër e dëshironin legalizimin e kësaj doze të riinterpretimit të R1244.
Ky mendim këshillues i GjND-së në favor të Kosovës gjithsesi duhet të shfrytëzohet si argument shtesë për t'i kundërshtuar thirrjet e Serbisë për negociata të reja për Kosovën. Kosova duhet ta konsolidojë veten përbrenda dhe jo të bëhet pjesë e kontestimeve që i bëhen nga jashtë.
Serbia do të nisë një ofensivë diplomatike për të fituar mbështetje për rezolutën e saj mbi Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka deklaruar ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq.
"Aktiviteti ynë diplomatik në javët e ardhshme do të jetë shumë intensiv", u ka thënë Jeremic gazetarëve në Beograd.
"Në më pak se 48 orë, të dërguarit e posaçëm të presidentit Tadiq do të shkojnë në 55 shtete, ndërsa 40 vende të tjera do të kontaktohen në nivelin e ambasadorëve, për të lobuar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës", ka thënë Jeremic.
Të enjten, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.
_________________
Kush janë vendet që votuan pro dhe kundër në GJND
E drejta ndërkombëtare nuk përmban asnjë ndalesë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ky ka qenë vendimi i shumëpritur i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, jo vetëm nga Kosova dhe Beogradi por edhe më gjerë.
Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata është e mendimit se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe kornizën kushtetuese të UNMIK.
Në favor të Kosovës kanë votuar këta gjyqtarë:
Hisashi Owada - Japoni, president i GJND-së
Thomas Buergenthal nga SHBA,
Christopher Greenwood nga Britania e Madhe,
Ronny Abraham nga Franca,
Bruno Simma nga Gjermania,
Kenneth Keith nga Zelanda e Re,
Awn Shawkat Al-Khasawneh nga Jordania,
Antônio A. Cançado Trindade nga Brazili,
Abdulqawi Ahmed Yusuf nga Somalia,
Bernardo Sepúlveda - Amor nga Meksika,
Kundër kanë votuar
Peter Tomka - nënpresident, përfaqësues nga Sllovakia,
Leonid Skotnikov nga Federata Ruse,
Abdul G. Koroma nga Sierra Leone,
Mohamed Bennouna nga Moroku.
Katër vendet të cilat kanë votuar kundër nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Por mosnjohja e realitetit të ri në Kosovë, nuk i ka penguar dy vende (Brazilin dhe Meksikën) të votojnë në favor të Kosovës.
INTERVISTE - Prof. Josef Marko nga Universiteti i Gracit, ekspert i së drejtës kushtetuese, njohës i Ballkanit, vlerëson se opinioni i GJND do të lehtësojë procesin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
DW: Gjykata Ndërkombëtare e Hagës shpalli se pavarësia e Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. A mund të themi se me këtë hap u vulos nga ana ligjore pavarësia e Kosovës përfundimisht?
Prof. J. Marko: Gjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk është një vendim në një proces gjyqësor ndërmjet dy shteteve, çështja u soll në Gjykatë me kërkesën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Këtu në të vërtetë është bërë fjalë për një kërkesë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kështu nga ana ligjore ky gjykim nuk ka ndonjë influencë. Në kuptimin përfundimtar çështja e pavarësisë së Kosovës nga ana ligjore mbetet e pasqaruar. Mendoj se Serbia nuk do të mjaftohet me këtë opinion ligjor të GJND, por duke u mbështetur edhe nga partneri i saj kryesor, Rusia do të ndërmarrë iniciativa të reja diplomatike, për ta mbajtur të hapur çështjen e statusit dhe me këtë të detyrojë rihapjen e negociatave.
DW: Por a nuk ndodhet Serbia tani në një pozicion më të vështirë?
Prof. J. Marko: Serbia ndodhet tani në pozicion më të keq, kur peshorja si nga ana politike dhe morale qëndron në anën e qeverisë së Kosovës. Brenda Serbisë sigurisht kjo do të çojë në atë që forcat nacionaliste do të jetë tepër të pakënaqura, dhe do ta quajnë joneutral, opinionin neutral të gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare. Ata sigurisht do të përpiqen që ta cilësojnë GJND-në si të njëanshëme. Mund të ketë edhe mobilizim të popullatës serbe në Kosovë, përmes protestave. Nga ana tjetër forcat e moderuara dhe reformiste në Serbi dhe ata që duan t'i përshpejtojnë proceset integruese në BE forcohen me këtë opinion të GJND-së.
DW: Ministri i Jashtëm serb, Jeremiç pas opinionit të GJND-së tha se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Çfarë hapash të tjerë mund të ndërmarrë tanimë Serbia ?
Prof. J. Marko: Nga ana ligjore Serbia nuk ka më mundësi të tjera, sepse nuk pritet që anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjysma e të cilëve e kanë njohur pavarësinë, të ndryshojnë mendim. Ndërsa anëtarët e tjerë të KS, të cilët deri më tani e kanë refuzuar njohjen e pavarësisë nuk kanë më mundësi ligjore të inistojnë për këtë. Kjo prek sigurisht edhe shtetet e tjera të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Pra, nga ana ligjore nuk ka më mundësi të tjera, por nga ana politike, Rusia për shembull do të përpiqet të ushtrojë presion ndaj shteteve të veçanta.
DW: Çfarë do të ndodhë brenda Bashkimit Evropian pas këtij vendimi, kur dihet që një pjesë e shteteve të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën. Do të shërbejë opinioni i GJND-së si shtysë për to?
Prof. J. Marko: Brenda Bashkimit Evropian nuk besoj në ndonjë ndryshim të madh në qëndrimin e shteteve që kanë qenë kundër pavarësisë së Kosovës, para së gjithash Spanja, Sllovakia apo Qiproja. Pra nuk pres ndonjë ndryshim mendimi në elitën politike dhe diplomatike të këtyre vendeve. Nga ana tjetër shtetet që kanë hezituar deri më tani për shkak të pasigurisë ligjore në këtë çështje, do të ndjehen të inkurajuara nga opinioni i GJND-së dhe në gjendje ta njohin pavarësinë e Kosovës. Kështu që në javët e ardhshme do të pritet një valë e re e njohjesh së pavarësisë së Kosovës. Sigurisht me këtë opinion do të lehtësohet edhe procesi integrues i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
DW: A i hap opinioni i GJND-së Kosovës rrugën për një vend në Kombet e Bashkuara?
Prof. J. Marko: Sigurisht që po. Mendoj se kjo nuk do të ndodhë menjëherë, por me këtë opinion është vendosur një gurthemeli për anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota në Kombet e Bashkuara, sepse me këtë argumentat kryesorë juridikë, të cilat përdoreshin deri më tani kundër pavarësisë së Kosovës, nuk mund të qëndrojnë më ashtu si më parë.
Gramoz Ruçi:
Grupi parlamentar i PS gjykon se duke pasur parasysh përmbajtjen e nenit 27/5, i cili thotë se rendi i ditës duhet të jetë i shpallur dy ditë më parë. Kjo gjë nuk ka ndodhur, por është shpallur vetëm sot. Duke pasur parasysh se janë paraqitur disa amendime për një ligj kaq të rëndësishëm vetëm sot dhe se komisioni po gjykon pa praninë e një nismëtari, që është qeveria, në emër të grupit ju propozoj që të hidhni në votë nxjerrjen e pikës që bën fjalë për ligjin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Ky është propozimi që kërkoj të hidhet në votë.
Jozefina Topalli:
Rendi i ditës është i publikuar që në momentin që është votuar në seancë plenare në kalendarin e fundit që ka 3 javë dhe bie poshtë ajo që thatë ju. Raporti i komisionit ka që në mars, amendamenti ka 24 orë në bazë të rregullores. Në bazë të nenit 57, komisioni ka të drejtën për të gjykuar dhe nga ana tjetër për sa kohë kemi kaluar kalendarin në seancë plenare, ju keni të drejtë që të hiqet nga rendi i ditës. Në emër të PD kundra.
Gramoz Ruçi:
Në emër të grupit parlamentar ju kërkova, duke u mbështetur në 3 nene, bile mund t'ju radhisja në 13 nene, minimumi. Në çdo parlament funksional demokratik ka debate, diskutime pro dhe kundër dhe ndahet me votë.
Jozefina Topalli:
Ajo që do të thoni është gënjeshtër.
Gramoz Ruçi:
A ka mundësi të vazhdoj unë
Jozefina Topalli:
Vazhdo, por gënjen
Gramoz Ruçi:
Zonjë e nderuar, je kryetarja e parlamentit shqiptar, jo kryetarja e PD apo e grupit. Keni frikë edhe nga vota e hapur, jo vetëm nga vota e fshehtë, keni frikë. Hidheni në votë.
Konfliktet e vazhdueshme të mazhorancës me institucionet e pavarura dhe marrëdhëniet jo të mira midis qeverisë dhe kreut aktual të SHISH kanë bërë që pozita të shikojë mundësinë e shkarkimit të kreut të SHISH. Sipas amendimit të ri të ligjit për SHISH të propozuar nga deputeti Fatos Hoxha, drejtori aktual i Shërbimit Informativ Shtetëror, do të duhet që të shkarkohet pas gjashtë muaj. Ndërsa për zv.drejtorin, amendimi i ri parashikon një periudhë më të shkurtër, tre muaj nga hyrja në fuqi.
Nëpërmjet këtij ndryshimi, mazhoranca do të hiqte nga projektligji i mëparshëm nenin, në të cilin përcaktohej se "Procedurat për emërimi në detyrë fillon jo më vonë se 60 ditë nga mbarimi i mandatit përkatës". Ndërkohë, nenet e tjera të projektligjit të propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe komisionet e Kuvendit bien. Për amendimet e propozuara nga deputeti i PD, opozita nuk ka pasur asnjë dijeni. Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, deputetët e majtë kanë shprehur kundërshtimin e tyre. Votat me deputetët e majtë i kanë bashkuar edhe deputetët e djathtë, si Leonard Demi, Paulin Sterkaj dhe Gazmend Oketa, të cilët kanë votuar kundër amendimit. Por pavarësisht rrëzimit të amendimi të propozuar nga deputeti Hoxha, mazhoranca ka kërkuar që të kalojë një tjetër projektligj, i cili është miratuar edhe në komisione nga mazhoranca në muajin mars të këtij viti. Sipas projektligjit, drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, përveç raportit të zakonshëm vjetor, duhet që të raportojë përpara kryeministrit në çdo kohë dhe për çdo çështje që lidhet me veprimtarinë e këtij institucioni.
"Drejtori i SHISH-it i paraqet Kryeministrit një raport vjetor për punën e Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe i raporton atij, në çdo kohë, dhe për çdo çështje, që lidhet me veprimtarinë e tij", - thuhet në nenin 5 të ligjit të ndryshuar. Ligji i ri i jep kompetenca kreut të qeverisë për të vendosur nëse SHISH do të duhet të vendosë marrëdhënie bashkëpunimi me vendet e tjera për realizimin e objektivave të tij. Kjo ka sjellë edhe kundërshtimin e opozitës dhe të faktorit ndërkombëtar, ndërhyrja e të cilëve solli edhe tërheqjen e qeverisë për të tentuar përsëri tani në fund të punimeve të parlamentit për të kaluar projektligjin e SHISH.
Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, deklaroi dje se eksponentët e qeverisë kanë shpenzuar para të taksapagueseve shqiptarë për udhëtime dhe lobim kundër Ambasadorit Uidhers. Në një intervistë të dhënë për gazetën "Shekulli", zyrtari socialist komentoi në këtë mënyrë marrëdhëniet midis qeverisë shqiptare dhe ambasadorit në ikje të SHBA-së. Ai thotë se ankesa e Berishës përmes Metës në adresë të Uidhers ngjan me kraterin
e një skandali shpërthyes, flakët e të cilit janë shumë më të përhapur në kohë. Zyrtari socialist komenton gjithashtu dhe incidentin në Himarë, votimin e ligjit të SHISH dhe letrën e Sekretares së Shtetit Hilari Klinton.
Zoti Bushati, këto ditë jemi njohur me letrën që Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Gordon, me kërkesë dhe në emër të Sekretares së Shtetit Hilari Klinton i dërgoi Ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta, si përgjigje ndaj ankesës së qeverisë shqiptare mbi ambasadorin Xhon Uidhers II. Cili është vlerësimi juaj për këtë letërkëmbim dhe për mohimin që i bëri Ministri i Jashtëm Meta ekzistencës së këtij letërkëmbimi?
Ankesat e qeverisë së Sali Berishës ndaj qëndrimeve të Ambasadorit të SHBA-ve dëshmojnë një sharlatanizëm politik dhe mungesë sensi e përgjegjësie kombëtare, pasi dihet nga praktika e marrëdhënieve ndërkombëtare se një ambasador përfaqëson qëndrimet dhe pikëpamjet e vendit të vet dhe nuk shpreh pikëpamje personale. Aq më
tepër një ambasador karriere si zoti Uidhers që është pjesë e shërbimit diplomatik më performant në botë. Mjafton të krahasohen qëndrimet e Ambasadorit në ikje Uidhers dhe atij në ardhje Arvizu në lidhje me zhvillimet politike në Shqipëri dhe çdo qenie racionale kupton se ato ngjasojnë si dy pika uji, pasi nuk janë qëndrime personale, por qëndrimet e aleatit kryesor të kombit shqiptar, SHBA-ve. Këto veprime janë edhe më të dënueshme në kushtet kur roli gjeopolitik i shqiptarëve në rajon është rritur ndjeshëm, sidomos dekadën e fundit, falë mbështetjes së vyer të SHBA-ve. Letra e ndihmës sekretarit Gordon është një qëndrim i rikonfirmuar i qeverisë amerikane në lidhje me zgjidhjen e krizës politike dhe garantimin e pavarësisë së funksionimit të institucioneve. Në të njëjtën kohë është një paralajmërim i qartë për gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, si pasojë e kërcënimeve të vazhdueshme të Sali Berishës për të vënë nën kontrollin personal çdo qelizë të shtetit të së drejtës. Në rast se do të përdorja një krahasim, ankesa e Berishës përmes Metës në adresë të Uidhers ngjan me kraterin e një skandali shpërthyes, flakët e të cilit janë shumë më të përhapur në kohë. Eksponentë të kësaj qeverie kanë shpenzuar para të taksapagueseve shqiptarë për udhëtime dhe lobim kundër Ambasadorit Uidhers. Gjej rastin t'i bëj thirrje Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit që të kontrollojë shpenzimet publike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sidomos ato të kryera në verën e vitit 2008, pasi kemi nevojë për vendosjen e precedentëve pozitiv edhe në drejtim të abuzimit me financat publike për qëllime që nuk lidhen aspak me detyrën. Ne si ligjvënës kemi gjithashtu detyrimin kushtetues të kryejmë një hetim të plotë mbi ekzekutivin pasi jam i bindur se do të gjejmë plot raste të ngjashme me ankesa për përfaqësues të trupit diplomatik, donatorë apo përfaqësues të shoqërisë civile, sepse 20 vjet pas shembjes së regjimit komunist vazhdojmë të jetojmë nën hyqmin e një komunisti. Mohimi i letërkëmbimit nga ana e zotit Meta, thellon më tej skandalin dhe pozicionin bllofist të ministrit të Punëve të Jashtëm të Shqipërisë përballë opinionit publik vendas dhe partnerit tonë kryesor, duke nxjerr edhe më në pah faktin se sa e padenjë është për nivelin e lartë të partneritetit Shqipëri-SHBA është kjo qeveri. Në rast se Ilir Meta është autorizuar nga Sali Berisha për të ndërmarrë një veprim të tillë atëherë është momenti që ai të tërhiqet nga kjo qeveri me një ndjesë të madhe ndaj opinionit publik për veprimin e kryer në kurriz të dinjitetit të kombit shqiptar. Në rast se ka vepruar në mënyrë autonome, atëherë është përgjegjësi e Sali Berishës për të shkarkuar ministrin e tij dhe për të na vërtetuar se nuk është ai inspiruesi i këtij skandali të rëndë ndërmjet dy partnerësh.
Opinioni publik është njohur gjithashtu me letrën që Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton i dërgoi Ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta në lidhje me zhvillimet në Kosovë. A mendoni se kjo letër u publikua nga Ministria e Punëve të Jashtme për të hequr vëmendjen e opinionit publik mbi letrën e sipërpërmendur të zbuluar nga një televizion privat?
Letra e Sekretares së Shtetit Klinton kishte në fokus të saj zhvillimet rajonale dhe globale në lidhje me Kosovën sidomos pas opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Është e rëndësishme që procesi i njohjeve të shtetit të Kosovës të njoh një hov të ri cilësor pas opinionit këshillimor të institucionit të drejtësisë ndërkombëtare në favor të pavarësisë. Për vetë rëndësinë e mesazhit që përçonte letra, larg një komunikimi klasik ndërmjet shtetesh, por si një sinjal i qartë i vazhdimësisë amerikane në mbështetje të pavarësisë dhe pandashmërisë së Kosovës e integrimit të saj euro-atlantik, është mirë që opinion publik vendas u njoh me të. Nga ana tjetër, inkurajimi e vlerësimi për politikën rajonale konstruktive e pajtuese të Shqipërisë, një qasje thuajse konstante e politikës së jashtme shqiptare në këto 20 vjet, nuk duhet ngatërruar me vështirësitë e brendshme
me të cilat ndeshet sistemi ynë demokratik. Ndaj, nuk do të doja të besoja se publikimi i letrës është bërë për të tërhequr vëmendjen nga skandali me ankesën e Berishës përmes Metës ndaj Ambasadorit Uidhers, pasi do të ishte një guxim i madh që shkon përtej sharlatanizmit të politikës shqiptare apo të menduarit në mënyrë racionale.
Ambasadori i SHBA-së Xhon Uidhers në intervistën e tij të fundit në emisionin "Top Story" deklaroi se projektligji i paraqitur nga qeveria në lidhje me ndryshimet në Shërbimin Informativ Shtetëror shkel detyrimet e anëtarësimit në NATO.
Nga ana tjetër, qeveria ka deklaruar se në muajin shtator do të miratojë ligjin e SHISH. Këmbëngulja e saj për të miratuar këtë ligj çfarë rreziku diplomatik sjell për vendin tonë?
Anëtarësimi në NATO është një kontratë me të drejta e detyrime të ndërsjella të Shqipërisë në raport me aleatët, të cilat nuk po i respektojmë. Sirenat e alarmit janë ngritur nga partnerët tanë dhe përfaqësues të rëndësishëm të aleancës. Nuk besoj se Sali Berisha do t'ia arrijë që të miratojë një ligj të tillë, falë triumfit të mendjeve e zemrave
pro-atlantiste në aulën e Kuvendit nga e majta në të djathtë, të cilët në mënyrë dinjitoze e refuzuan një herë këtë sipërmarrje aventureske që bie ndesh me interes strategjike të kombit shqiptar. Me fillimin e sesionit të ri parlamentar do të vazhdojmë betejën tonë për të mos lejuar që një gjë e tillë të ndodhë, në mbrojtje të demokracisë dhe vlerave të saj. Ndaj, nuk dëshiroj të përmend këtu penalizimet apo rreziqet që mund t'i vijnë Shqipërisë për shkak të një qeverisje thellësisht të korruptuar e të pandjeshme. Megjithatë, këmbëngulja kokëfortë e kryeministrit të vetëm ish-komunist në Evropë për të vënë nën kontroll personal edhe SHISH për shkak të përfshirjes së oborrit të tij në skandale korruptive, rrënjët e të cilit e kanë origjinën tek krimi i organizuar dhe mpleksja me shërbime sekrete aspak dashamirëse ndaj kombit shqiptar, është në fakt guri i provës se ende sot zemra e tij rreh për nga Moska.
Ditët e fundit vrasja e një të riu në Himarë shkaktoi një reagim të ashpër të një grupi banorësh që bllokuan për disa orë aksin kombëtar Vlorë-Sarandë. Për vrasjen reagoi edhe Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Janullatos, i cili e konsideroi atë kërcënim për klimën e bashkekzistencës paqësore. Athina zyrtare e konsideroi këtë vrasje me natyrë etnike duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe distanicimin nga ngjarja të gjithë spektrit politik shqiptar, ndërsa
Kryetari i Bashkisë Bollano kërcënoi me bojkotimin e sezonit turistik. Qeveria dhe politika shqiptare në fakt reaguan vetëm pas reagimeve të autoriteteve të sipërpërmendura.
Cili është komenti juaj? A mos kemi të bëjmë me një ndjenjë
inferioriteti përkundrejt fqinjit tonë?
Përfitoj nga rasti që përmes gazetës tuaj, të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e të ndjerit Aristotel Guma. E dënoj vrasjen e tij e cila si çdo vrasje është kriminale dhe bashkohem me zërat e përgjegjshëm të shoqërisë shqiptare që kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e drejtësisë. E çmoj solidarizimin e Kryepeshkopit të Kishës
Ortodokse Janullatos me familjarët e të ndjerit, por nuk shoh në horizont asnjë element kërcënues për klimën e bashkekzistencës paqësore të konsoliduar ndër shekuj. I konsideroj legjitime kërkesat e familjarëve të të ndjerit dhe banorëve të Himarës për vendosjen sa më parë të drejtësisë në kushtet kur krimi është shpërfaqur rrugëve me
egërsinë e tij përballë një shteti impotent, por dënoj në të njëjtën kohë veprimet e tyre antiligjore për bllokimin e akseve kombëtare, sikundër reagimin e shpërpjesëtuar të bashkiakut Bollano, veprime të cilat nuk i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes por amplifikimit të saj. Kryeministri Berisha duhet të kishte reaguar menjëherë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për këtë ngjarje të shëmtuar, por zgjodhi rrugën e batutave për kinse rekorde e tij të sajuara në fushën e notit dhe u detyrua të reagonte në mënyrë hipokrite vetëm pas qëndrimit të qeverisë greke, duke shpikur madje edhe terma të panjohura për të drejtën ndërkombëtare në konsiderimin që i bëri Himarës si "komunitet bilingual". Reagimin e Athinës e konsideroj gjithashtu të papërshtatshëm për një vend anëtar të BE-së e NATO-s ndaj fqinjit të vet, sepse nga njëra anë e konsideronte ngjarjen me prapavijë etnike dhe nga ana tjetër kërkonte zbardhjen e ngjarjes, duke e përcaktuar Himarën indirekt si zonë minoritare në kundërshtim me përmbajtjen e instrumenteve europianë dhe ndërkombëtarë në fushën e minoriteteve ku aderon Shqipëria (kujtoj se një pjesë e rëndësishme e këtyre standardeve ende nuk janë përqafuar nga Greqia) dhe nivelin e marrëdhënieve dypalëshe. I kërkonte spektrit politik shqiptar që ta dënonte ngjarjen a thua se në të shkuarën ka pasur ndonjë subjekt politik që nuk ka dënuar ngjarje të tilla dhe harroi të dënonte retorikën e ekstremistëve të LAOS-it të zëshëm në Parlamentin grek, të cilët nuk lënë rast pa përdorur retorikë inflamatore ndaj shqiptarëve dhe fqinjëve të tjerë. Ndërkohë që investohet në mënyrë banale kundër përfaqësuesve diplomatik të SHBA-ve në Shqipëri, do të ishte e udhës që Tirana zyrtare të sqaronte në rrugë diplomatike shqetësimet e mësipërme, në mënyrë që të mos lejonte vendosjen e pretendimeve të paqena në raport me një fqinj si Greqia prej të cilit presim mbështetje në rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE.
*********************************
Gjatë ditës se djeshme nepermjet nje deklarate per shtyp PS i ka kerkuar kryeministrit te beje publike letren sekret derguar DASH.
'Sot ne i kërkojmë Sali Berishës të zbardhë përmbajtjen e letrës ankesë të dërguar në departamentin e shtetit. Çfarë shkruhej në atë letër? Cilat ishin akuzat që ajo përmbante? Përse fshihet kjo letër dhe mbahet sekret nga sytë e publikut? - thuhet sot ne nje deklarate te zyres se shtypit te PS, ku me tej shkruhet: '.. Cilat ishin akuzat e Ilir Metës dhe Sali Berishës të hedhura poshtë nga departamenti amerikan i shtetit?..
Të gjitha këto pyetje kërkojnë përgjigje. Sali Berisha të zbardhë letrën që ka dërguar ministri i tij i jashtëm. Përgjigja e departamentit të shtetit tregon mbi rëndësinë e letrës, e cila sot duhet bërë publike..'
'..Tashmë të gjithë e dinë se Sali Berisha asnjëherë nuk e thotë të vërtetën. Ditën e fundit, shqiptarët janë njohur me një letër të dërguar nga departamenti amerikan i shtetit, që i tërhiqte vëmendjen qeverisë shqiptare për krizën politike dhe ndërhyrjen e egzekutivit mbi pavarësinë e institucioneve të ndryshme, si gjykata dhe Shish. Por, ç'ka më e rëndësishme, përgjigja e departamentit të shtetit hedh dritë dhe mbi një tjetër letër sekrete të nisur nga Ministri i Jashtëm Ilir Meta, egzistenca e të cilës mohohet nga përfaqësuesit e qeverisë... - tha zedhenesja e PS, Imeraj
***
14 gusht - Partia Socialiste kërkon ndërhyrjen e kreut të shtetit për transparencën e letrës që numri një i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta i ka dërguar sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton, lidhur me ambasadorin Xhon Uidhers. Letër, që sipas Departamentit Amerikan të Shtetit është dërguar në përgjigje të asaj të ministrit të Jashtëm Ilir Meta, paçka se ky i fundit e mohoi sy për sy faqe mediave, duke e cilësuar sajesë.
"Partia Socialiste i kërkon Presidentit të Republikës, sipas Kushtetutës është autoriteti më i lartë i Shtetit dhe përfaqësuesit i unitetit të popullit, ai që dekreton ambasadorët e Republikës së Shqipërisë jashtë dhe që pranon kredencialet e ambasadorëve të shteteve të huaja në Shqipëri, të ndërhyjë menjëherë për të bërë transparencë mbi letrën e dërguar nga Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, të kërkojë publikimin e saj, të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm me qëllim shmangien e çdo situate të papëlqyeshme me partnerët tanë ndërkombëtarë për shkak të papërgjegjshmërisë së Kryeministrit dhe shërbëtorëve të tij"- tha deputeti S.Tahiri.
_____________
Zbardhet letra e DASH, përgjigje për Metën pas ankesës ndaj Withers
Qeveria me gojen e numrit 1 te diplomacise se Tiranes, ka genjyer publikisht tri dite me pare, kur ne nje konference per shtyp u deklarua se nuk ka patur asnje leter ankese per z.Uithers dhe se lajmet per kete ishin per shkak te thatesires per lajme ne media..
Zbardhet letra që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kthyer Ministrisë së Jashtme lidhur me pakënaqësitë e qeverisë shqiptare për rolin e ambasadorit amerikan Xhon L. Uidhers në vendin tonë.
Pavarësisht mohimit të ekzistencës së një letre drejtuar DASH-it nga Ministri i Jashtëm Ilir Meta, që në hyrje të përgjigjes shkruhet se ajo është një përgjigje e letrës së dërguar në fund të muajit maj nga vetë kreu i diplomacisë shqiptare në Departamentin e Shtetit, objekt i të cilës ka qenë ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers dhe qëndrimet e tij. Ndihmëssekretari amerikan i shtetit për Çështjet Europiane, Philip Gordon tregon se ka pasur një letër të mëparshme të zotit Meta dërguar më 27 Maj Departamentit të Shtetit, ku qeveria shqiptare shprehte rezerva për qëndrimet e ambasadorit Uidhers lidhur me emërimet në Gjykatën e Lartë.
Kjo përgjigje e DASH hedh përfundimisht poshtë pretendimin e qeverisë se nuk i ka dërguar DASH letër ku shpreh pakënaqësinë për përfaqësuesin e SHBA-së në Tiranë. Tri ditë më parë ishte vetë ministri Meta i cili mohoi që t'i ketë dërguar letër Departamentit të Shtetit. "Mund t'ju them se nuk ka asnjë letër zyrtare drejtuar cilitdo shtet jashtë ku të jemi ankuar për ndonjë Ambasador apo diplomat këtu në Shqipëri. Por, është e drejta e kujtdo të prodhojë lajme", -deklaroi ministri Meta.
_______
'SHISH, Berisha shkeli marrëveshjen 3 vjeçare me NATO-n'
Në një intervistë për TVambasadori amerikan në Tiranë, Uidhers, foli mbi arsyet e kundërshtimit të projektligjit të SHISH-it, përplasjet me një pjesë të politikës së Tiranës, duke theksuar vazhdimisht që ai flet në emër të qeverisë së SHBA dhe se kush mendon ndryshe, nuk e njeh as funksionimin e administratës amerikane dhe as karakterin amerikan.
"..Mendoj se janë një sërë arsyesh që ne kemi shqetësime. Ne jemi thellësisht të shqetësuar për çdo draft projektligj apo çdo lëvizje apo çdo ndryshim strukturash apo personeli që do të dobësonte apo mund të minonte profesionalizmin e institucionit, autonominë e institucionit apo të mund të politizonte institucionin në një mënyrë të tillë sa do të dëmtonte karakterin e tij themelor demokratik dhe aftësinë për të vepruar në një kontekst demokratik.
Së dyti jemi të shqetësuar për implikimet e këtij ligji për statusin dhe pozicionin e Shqipërisë në NATO. NATO në nivelet e saj më të larta i shprehu haptas shqetësimet e thella dhe mendoj se njerëzit që e dëgjojnë diskutimin tonë të mbajnë në mendje elementët e procesit të hyrjes së Shqipërisë në NATO. Ndërsa Shqipëria u përpoq që të arrinte kërkesat për hyrje në NATO, institucione si SHISH ishin temë e një vëmendje dhe punë të madhe për t'i sjellë këto institucione në standardin që NATO kërkon për çdo anëtar.
Shqipëria ndërmori një angazhim dhe ndoshta shumë qytetarë nuk janë në dijeni të këtij fakti, institucione të tilla si SHISH dhe institucione të tilla të ngjashme nuk mund të ndryshoheshin për një periudhe tre vjeçare pas anëtarësimit të Shqipërisë. Nëse do të ndërmerreshin ndryshime të tilla këto ndryshime do të vinin një proces rivlerësimi nga ana e NATO-s. Ne nuk duam që pas një angazhimi të qëndrueshëm të Shqipërisë dhe të përkushtuar ndaj procesit të anëtarësimit të ndërmerrte ndonjë veprim që mund të komplikonte funksionimin e saj të vazhdueshëm në organizate."- tha ambasadori
Kreu i Bankës Botërore, Robert Zoellick, ka thënë se rimëkëmbja ekonomike globale prej krizës, është e brishtë dhe e pasigurt.
Duke folur në Meksikë, ai sugjeroi se në mbarë botën, kriza kishte çuar në varfëri gati mbi 60 milion njerëz.
"Parashikimi im me përafërsi është që numri i të varfërve ka shkuar mbi 50 deri në 60 milion në shkallë globale".
"Në Amerikën Latine ka 10 milion më shumë".
"Teksa ekonomia globale po rimëkëmbet është ende e pasigurt dhe ka shume brishtësi".
"Kjo është një prej arsyeve që ne të jemi vigjilent për t'u përpjekur të ndihmojmë, jo vetëm vendet më të varfëra, por rreth 70 për qind të njerëzve që jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë ne të ashtuquajturat vende më të ardhura mesatare", tha zoti Zoellick.
Kreu i Bankës Botërore tha se gjatë 20 viteve të fundit ishte shënuar një përparim i rëndësishëm për reduktimin e varfërisë në Kinë, Indi, Meksikë dhe Brazil.
Në Afrikën sub Sahariane, shtoi ai kishte ende probleme shumë të mëdha.

Në Shqipëri autoritetet më të larta shtetërore dhe politike të vendit përshëndetën vendimin e marrë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në favor të Kosovës.
Presidenti i vendit Bamir Topi i telefonoi për t'a uruar homologun e tij kosovar Fatmir Sejdiu. Presidenti Topi e cilësoi vendimin e sotëm si njohje të së drejtës legjitime të popullit dhe institucioneve të Kosovës për të shpallur shtetin e tyre të lirë e të pavarur.
Edhe kryeministri Sali Berisha u shpreh se vendimi i sotëm është historik dhe një kontribut madhor për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Sipas tij gjykata më e lartë e botës faktoi se pavarësia e Kosovës në frymë dhe në gërmë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Nga ana e tij ministri i jashtëm Ilir Meta deklaroi se sipas tij vendimi është një rikonfirmim i të drejtës së patjetërsueshme të qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Ndërsa kryetari i partisë socialiste Edi Rama u shpreh se kjo eshte dita e dytë më e bukur pas shpalljes së pavarësisë. Përfaqësuesit më të lartë të Tiranës janë të bindur se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtesisë do t'i hapë rrugë njohjeve të reja për Kosovën dhe bën thirrje që edhe Serbia të ndryshojë qëndrim e të bashkëpunojë me Prishtinën.
Per Tiranën vendimi i sotem i mbyll përfundimisht rrugën spekullimeve apo ideve për ndarje te Kosovës apo shkëmbime territori.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës menjëherë pas shpalljes së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, analisti dhe publicisti i njohur Veton Surroi tha se Kosova nuk mund të kishte pritur për një vendim më në favor, më të qartë që nuk lë hapësirë për interpretime të dyfishta. Ai tha se pas kësaj Kosova duhet të punojë në nivelin diplomatik së bashku me vendet aleate për të shtuar numrin e vendeve që do ta njohin shtetin e ri.
Përqëndrimi në funksionimin e brendshëm dhe sovranitetin territorial është një pikë tjetër tha zoti Surroi ku duhet të përqëndrohet puna pas shpalljes së këtij vendimi.
Beogradi pa e ditur na ka kryer një shërbim të madh tha zoti Surroi, duke komentuar lidhur me mundësinë e vazhdimit të përpjekjeve të Beogradit për të sfiduar pavarësinë në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Zoti Surroi tha se përpjekjet e Beogradit pas këtij vendimi do të kufizohet sepse në fund të fundit çështja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhet nga Bashkimi Evropian me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Analisti Surroi parashikon se në bisedimet e pritshme Prishtinë-Beograd pas vendimit të GJND nuk do të flitet më për mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe se është përgjegjësi e komunitetit ndërkombëtar dhe e qeverisë së Kosovës çështja në Veriun e vendit.
Mos të harrojmë tha zoti Surroi se përkundër këtij gëzimi të madh kemi një proces ligjor kundër zotit Haradinaj duke shtuar se situata për qeverinë e Kosovës vazhdon të jetë e brishtë dhe do të sfidohet jo vetëm në vjeshtë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme por edhe nga vala korruptive që duhet luftuar sa më fuqishëm.
Kryeministri Berisha në mbledhjen e rradhës të qeverisë ka komentuar vendimin e dhënë gjatë ditës së djeshme nga GJND mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
E drejta shqiptare behet e drejte botërore tha Berisha. Tashme jemi të vendosur, pasi për serbët dhe shqipatrët me këtë vendim është hapur një kapitull i ri.
Sipas kryeministri rasti i Kosovës është i paprecedentë, pasi e drejta e Kosovës është unike.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës është bërë në përputhje me të drejtën ligjore tha Berisha
************
Kryeministri Hashim Thaçi deklaroi për BBC-në nga Uashingtoni (ku ndodhet në vizitë zyrtare) se vendimi ishte "një fitore historike për Kosovën dhe për rajonin, për demokracinë edhe të ardhmen euro-atlantike."
"Ky opinion ka qartësuar definitivisht të gjithë rajonin, por edhe vendet e interesuara që punojnë me ne, për të ardhmen tonë edhe SHBA-ja edhe Bashkimi Evropian," - tha zoti Thaçi, duke shprehur vullnetin e qeverisë së tij për bisedime me Serbinë lidhur me çështje teknike.
SHBA e përshëndeti vendimin e GjND-së. Në një mesazh indirekt Beogradit, thotë agjencia e lajmeve Reuters, SHBA tha se "tani është koha që Evropa të bashkohet rreth një të ardhmeje të përbashkët".
Kjo deklaratë e shkurtër u përcoll përmes e-mailit, nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit P.J. Crowley.
Ndërsa ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, tha pas vendimit të GJND-së se "tani e tutje do të ketë njerëz në botë që do të tentojnë të shkruajnë deklarata pavarësie, që sipas gjykatës është në rregull me ligjet ndërkombëtare."
"Nga ana tjetër, e drejta për ndarje nuk u mor në konsideratë nga Gjykata," tha ministri i jashtëm serb.
Qeveria e Kosovës tha se tani i takon Serbisë që të bisedojë me të si shtet i pavarur.
I ndodhur në Hagë, ministri i Jashtëm, i Kosovës, Skënder Hyseni, i bëri thirrje Serbisë që të punojë për paqe në Ballkan.
Ministria e Jashtme ruse tha se vendimi i GJND-së nuk prezantoi një bazë ligjore për pavarësinë e Kosovës.
Reagime në Kosovë
Udhëheqësit e instucioneve të Kosovës e kanë cilësuar si një fitore për vendin dhe rajonin mendimin e dhënë sot nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe as me rezolutën 1244 të KS të OKB-së.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se mendimi i gjykatës përfundimisht i heq të gjitha dilemat që mund t'i kenë pasur vendet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.
"Prandaj, ne u bëjmë thirrje sërish këtyre vendeve që të marrin sa më parë vendimet e tyre për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran".
"Siç shihet edhe nga ky mendim i GJND-së Kosova nuk paraqet rast precedent për asnjë rast tjetër në botë", tha presidenti Sejdiu në një konferencë me gazetarë në Prishtinë.
Ai i bëri thirrje Serbisë për bashkëpunim me Kosovën si dy shtete fqinje.
"Duke qenë në fqinjësi të parë, duhet të punojnë për krijimin e një fryme të re të bashkëpunimit në interes të mirëqenies dhe perspektivës së qytetarëve të të dyja shteteve sovrane", u shpreh presidenti i Kosovës.
Zyrtarë të lartë të qeverisë, të cilët në mënyrë kolektive e kanë ndjekur në televizion seancën e Gjykatës së Hagës, kanë reaguar me emocion kur gjykatësi kumtoi mendimin e trupit gjykues.
Pas duartrokitjeve të shumta dhe dollive me shampanjë, zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi tha se konfirmimi i ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës nga institucioni më i lartë i drejtësisë ndërkombëtare po hapte një kapitull të ri politik për vendin.
"Është një fitore e drejtësisë, është një fitore e Kosovës, një fitore e gjithë qytetarëve të saj, por dua të besoj se është një fitore edhe e rajonit në tërësi, në këtë rast besoj se është fitore edhe për Serbinë, sepse në një mënyrë mund ta heqin qafe këtë problem", tha zoti Kuçi.
Ai i ftoi qytetarët e Kosovës që jenë të arsyeshëm në reagimet e tyre.
Menjëherë pas shpalljes së vendimit, grupe të njerëzve kanë dalë në rrugët e Kosovës duke u rënë borive të makinave, të cilat I kishin stolisur me flamuj të Kosovës.
"Jemi shumë të lumtur, e kemi pritur pavarësinë qe sa vite dhe tani edhe Gjykata e konfirmoi se nuk e kemi shkelur të drejtën ndërkombëtare, as rezolutën 1244, kështu që presim njohje të reja të vijnë tani", u shpreh një qytetar.
Reagime nga Tirana e Shkupi
Menjëherë pas dhëniës së vendimit nga GJND-ja kryeministri Sali Berisha në një dalje të menjëhershme para gazetarëve përshëndeti vendimin e Gjykatës duke e konsideruar historik atë.
Berisha tha se "Vendimi i Hagës është kontribut madhor".
Më tej ai shtoi se vendimi zgjidhi statusin e shqiptarëve në Ballkan.
Ndërkohë ka reaguar edhe presidenti i vendit Bamir Topi, i cili i ka përcjellë një mesazh urimi dhe homologut të tij kosovar, Fatmir Sejdiu .
"Hap i rëndësishëm për Kosovën "e ka konsideruar presidenti Topi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare.
Ndërkohë ministri i jashtëm Ilir Meta vlerësoi vendimin duke e cilësuar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Meta shtoi se "Shqipëria do të lobojë sërish për Kosovën ".
Edhe kryetari i opozitës Edi Rama ka përshëndetur vendimin e GJND-së. duke thënë se "shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë e paligjshme".
Vendimin e GJND-së e kanë përshëndetur dhe parti të tjera politike në Shqipëri.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdylaqim Ademi, tha të enjten për BBC-në se vendimi i saposhpallur nga GJND-ja do të eketë efekt pozitiv, jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë rajonin në përgjithësi:
"Mendoj se Beogradi duhet të bindet me realitetin e ri, të krijuar,"- tha zoti Ademi.
Mendimin këshillëdhënës të GJND-së, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, është pasqyruar me shpejtësi nga mediat më prestigjoze në botë
Lajmi është pasqyruar në BBC e CNN, nga agjencia Reuters, AP, France Press dhe Xinhua e Kinës, e cila ka lajmëruar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, ndërsa AP ka shtuar se në të ardhmen do të forcohen përpjekjet për njohje të reja të shtetit të Kosovës.
Edhe Televizioni austriak ORF e ka transmetuar si lajm kryesor mendimin e GJND-së e po kështu kanë vepruar edhe botimet elektronike të gazetave të përditshme austriake.
Sipas gazetës gjermane Velt, vendimi i GJND-së mund të ketë "ndikim në një sërë lëvizjes separatiste anembanë botës"
Agjencitë ruse të lajmeve në kohë reale, si lajmi I fundit kanë publikuar mendimin e GJND-së.
"Itar-tas" ka shkruar se gjykata e ka njohur legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kurse RIA-Novosti ka shkruar shkurt se GJND-ja njohu pavarësinë e Kosovës.
Portali Neësru.com ka vlerësuar se GJND-ja 'nuk e ka mbajtur anën e Serbisë" dhe ka vlerësuar se "në shkëputjen e Kosovës nuk ka gjetur asgjë jashtëligjore".
Mediet polake e çeke kanë thënë se ky mendim është nxitje për njohje të reja të Kosovës.
"Haga ka vendosur-Kosova mbetet e pavarur", njoftoi kanali televiziv publik çek ČT24.
Në Prishtinë, opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u prit me gëzim dhe optimizëm nga autoritetet e Prishtinës. Presidenti Sejdiu tha se ky është një vendim historik për Kosovën. Ndërkohë, shumë njerëz në Prishtinë ishin të ngujur para televizorëve për të ndjekur shpalljen e opinionit të GJND-së.
Ekpert ligjor dhe analisti i çështjeve të Ballkanit, Pol Uilliams tha menjëherë pas dhënies së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se kjo është një ditë e madhe për Kosovën dhe se tani nuk mbetet më asnjë dyshim për shtetin e Kosovës.
Profesori Uilliams, Drejtor Ekzekutiv i Grupit për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Politikën Publike, i cili ka qenë i përfshirë në negociatat për Kosovën që në Rambuje dhe është angazhuar vazhdimisht me zhvillimet rreth saj, tha se sot Gjykata Ndërkombëtare mori një vendim shumë të rëndësishëm për Kosovën, kur tha qartë se Kosova nën ligjin ndërkombëtar ka të drejtën të jetë e pavarur dhe tani për sovranitet dhe tërësi territoriale.
“Kjo është një fitore madhe për Kosovën dhe rikonfirmon gjithçka që ka bërë qeveria e Kosovës dhe populli i Kosovës gjatë dekadës së fundit për të vulosur pavarësinë e tyre, sovranitetin dhe tërësinë territoriale. Ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën”.
Prof. Williams shtoi se tani i takon qeverisë së Kosovës që tani ta përdorë këtë përcaktim ligjorn sipas së cilit ata kishin të drejtë ta bënin shpalljen e pavarësisë dhe tani qeveria e Kosovës duhet të bëjnë një fushatë të shumëanshme dhe agresive për aktin politik të njohjes nga shtetet e tjera.
Deri tani, tha ai shtetet kanë thënë se nuk duan të angazhohen në këtë proces për shkak të pasigurive ligjore. Tani Kosova duhet të shkojë dhe të thotë se një vendim ligjor u mor, ishte qartësisht në favor të Kosovës dhe tani duhet të hyjmë në diskutime politike për njohjen nga shtetet që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Profesor Uilliams thotë se këto përpjkje duhet të fillojnë që sot dhe të fillojnë të sigurojnë këto njohje politike. Ai thotë se megjithëse Serbia mund të thotë se vendimi ishte i komplikuar dhe të përpiqet të manovrojë me të, Kosova me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë duhet që të këmbëngulë duke thënë që çdo gjë është e qartë. Ai tërheq gjithashtu vëmendjen se Serbia mund të kërkojë negociata politike, por se nuk duhet harruar që negociatat u bënë kur ishte për t’u bërë duke filluar që nga Rambujeja, tek standardet pas statusit, si edhe ato të Vienës. Prof. Williams thotë se Kosova tani duhet ta përqendrojë vëmendjen tek akti politik i njohjes dhe jo të bëjë hapa pas dhe të bjerë në kurthin e negociatave, që sipas tij vetëm do ta ulte rëndësinë e fitores së sotme.
Eksperti thotë se opinioni i sotëm e ndryshoi krejtësisht ekuacionin edhe përsa i takon veriut të Kosovës, pasi tani nuk ka dyshim që ajo është pjesë e Kosovës dhe tani mund të bëhen përjekje vetëm për të qetësuar tensionet.
Profesori Uilliams është se pas një fitoreje të tillë të rëndësishme për Kosovën, tani rruga përpara është qartësuar dhe qeveria e vendit duhet të përqendrohet tek zgjerimi i vendeve që njohin shtetin e Kosovës.
Me lutje në kishat ortodokse, Beogradi ka pritur një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që nuk do të trazonte shumë asnjërën nga palët. Në vend të kësaj, GJND-ja, pa asnjë dilemë, ka pohuar se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe asnjë dokument ndërkombëtar . Presidenti i ...