Qindra të rinj dhe familjarë kanë protestuar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Lezhës ku kanë kërkuar zbardhjen e vrasësit të 16 vjecarit Armando Skandaj.
Armanda Skandaj u vra gjatë një shkëmbimi zjarri të dy ditëve më parë mes policisë dhe një grupi të rinjsh mes të cilëve ishte edhe 16 vjecari i cili mbeti i vrarë.
Protesta ka nisur rreh orës 17:00, duke filluar në shëshin kryesor në Bulevardin Gjergj Fishta, ku kanë vazhduar rrugën drejt shkollës ku studionte Armando dhe më pas kanë ndaluar para Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë.
Këtu është shënuar dhe incidenti i parë, pasi protestuaesit kanë sulmuar makinat e policisë, duke arritur të kthenin përmbys njërën prej tyre.
Gjatë protestës banorët kanë lexuar një peticion dejtuar organeve të drejtësisë dhe kryeministrit Berisha, për zbardhjen sa më shpejt të vrasjes.
Mësohet se nuk ka patur të shoqeruar nga policia, ndërsa protesta të tilla do të zhvillohen cdo ditë në të njëjtën orë, deri në zbardhje e plotë të vrasjes.
***************************************
Nje ngjarje e rëndë shënohet në Lezhë. Forca të policisë dhe disa persona kanë shkëmbyer zjarr për disa minuta Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:30 ne fshatin Balldre
Nga njoftimet e para mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vdekur një person i cili gjendej në automjetin tip Benz me targa TR 7870 R
Fillimisht policia ka tentuar t'i ndalojë rinjtë duke u prërë rrugën me motor, ata nuk janë bindur dhe për pasojë është aksidentuar rëndë punonjësi i policisë, Dritan Loreci, 40 vjec, i cili është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal.
Policia në njoftimin zyrtar pak pas ngjarjes tha se në makinë ndodheshin dy persona të kërkuar, dhe se të rinjtë ishin identifkuar si grabitësit e shtetasve malazez, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në këtë aks rrugor.
Ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje
***************************
Tre shtetas malazez janë grabitur dy ditë më parë nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në superstradën Lezhe-Shkodër, në afërsi të fshatit Kallmet.
Nga informacionet e para mësohet se shtetasve malazez u janë grabitur rreth 20 mijë euro.
Grabitja ka ndodhur rreth orës 18:30, ku 2 persona i kanë dalë në pritë me nje motor makinës tip Volksëagen me targë UL AC 682, me të cilën po udhëtonin 3 shtetas nga Ulqini, ku dy prej tyre ishin emigrantë në SHBA
Mësohet se grabitësit kanë debatuar me shtetasit malazez dhe për pasojë njëri prej tyre është goditur me tytë pistolete duke mbetur i plagosur
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur kçyrjen e vendit dhe është vënë në kërkim të grabitësve me maska. Operacioni deri më tani është shtrirë në zonat më të afërta të vendngjarjes.