Vini re me çfarë egërsie jane rikthyer kundër meje dhe gjyqtarit që dha vendimin e drejtë të rangut europian, segmentet më negative mediatike dhe kryesegmenti i tyre, 'Kanali i Zi'.
Vini re se si, kësaj radhe të mundur, po riaktivizojnë gjithë shërbëtorët, aleatët, forcat e errëta mediatike dhe palaçot politikë, për të argumentuar se nuk ka të drejtë një nga civilistët më të mirë në Shqipëri, nuk ka te drejte Drejtësia, shteti ligjor, por kanë të drejtë ata.
Ata që duan të jenë gjithshka: Pushteti, Paraja, Gjykata, Prokuroria, Xhelati, Ekzekutori i çdo njeriu që del kundër tyre në këtë vend.
Vini re se sa urrejtje ka në çdo veprim të tyrin, sa ligesi e anti-humanizëm. Pasi traumatizuan jetën time, nënën time, djalin tim, të pangopur në urrejtje e ligesi vazhdojne te transmetojne, shpifin, ulerijne, te drejtuar nga duar mafioze qe duan te bejne ligjin ne kete vend.
Prokuroria me dha te drejte, Gjykata me dha te drejte, pozicioni im i ri i respektuar i punes si Drejtor i Pergjithshem me jep te drejte. Por per ata, asgjë nga këto nuk ka vlere. Per ta ka vlere veç shkaterrimi i jeteve njerezore kur preket interesi i tyre.
Le te vazhdojnë, le ta japin dhe mijëra herë montazhin e tyre të fëlliqur qe Gjykata e cilesoi te "pasakte, jo te vertete e të perftuar ne menyre te paligjshme (lexoni vendimin e plotë të Gjykates).
Unë ftoj të gjithë viktimat e padrejtësive të këtij lloji të më shkruajne per rastet e tyre, te me japin adresat e tyre. Drejtesia duhet te vihet ne vend edhe per ata.
Lufta nuk fitohet vetëm. Shqipëria ka ende shume nevoje per t'u quajtur shoqeri e civilizuar. Forcat e se keqes kane shume ne dore, por opinioni i shendoshe shoqeror eshte shume me i madh e i fuqishem.
Me respekt e falënderim të veçantë për miqtë e mi kudo brenda e jashtë vendit.
Prof. Dr. Ylli Pango
***********
Skandali 'Pango', Gjykata: Gjobë 400 mijë euro TCH
TIRANË- Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, iu deshën 10 seanca gjyqësore për tu bindur se emisioni investigativo-satirik "Fiks-Fare" që transmetohet nga televizioni "Top-Channel" ka cenuar rëndë privatësinë e ish-Ministrit të Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve z.Ylli Pango duke e provokuar, përgjuar dhe filmuar në mënyrë të paligjshme në ambientet dhe vende intime.
Ishte treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Agim Bendo dhe anëtarët Bledar Abdullai dhe Manjola Doga, që pasi dëgjuan pretendimet e palëve vendosen që televizionin "Top-Channel" t'i paguaj shumën prej 400 mijë euro ish-deputetit Pango në formë dëmshpërblimi për cenimin e privatësisë.
Në sallën e gjyqit përveç treshes gjykuese dhe medias nuk ishin të pranishëm asnjëra nga palët, si paditësi ashtu edhe të paditurit, për të dëgjuar arsyetimin e vendimit të lexuar për rreth 60 minuta nga kryesuesit Bendo në ambientet e njërës nga sallat e Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet.
Kjo video për të cilën u "dënua" dje televizioni "Top-Channel" u transmetua gjatë emisionit "Fiks-Fare" në mbrëmjen e datës 4 mars 2009, ku tregonte qartazi që ish-ministri Pango kërkonte marrëdhënie intime kundrejt vendit të punës së kërkuar nga një shtetase.
Me të publikuar kjo video kryeministri Sali Berisha vendosi shkarkimin e tij të menjëhershëm nga kabineti qeveritar si dhe Fakulteti i Shkencave Sociale vendosi përjashtimin e tij nga auditori i këtij fakulteti.
Vetë ish-deputeti dhe ish-ministri Pango në kërkesë padinë me nr.2669 të depozituar në gjykatë më 24 shtator 2009 ka kërkuar që pala paditur, të paguaj për dëmin e shkaktuar nga publikimi i të dhënave të pasakta, jo të vërteta dhe të përfituara në mënyrë të paligjshme.