200195 lajme
Indonesia ka rënë dakord për të ndaluar shpyllëzimin për dy vjet në një marrëveshje me Norvegjinë dhe Gjermaninë, në mënyrë që të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit.
Gjermania dhe Norvegjia do të kontribojnë 1.5 miliard dollarë për ngritjen e një programi për monitorimin dhe ruajtjen e pyjeve të Indonezisë.
Ky zotim u morr para konferencës për klimën dhe pyjet që mbahet sot në Oslo të Norvegjisë, në të cilën do të marrin pjesë më shumë se 50 vende.
Norvegjia thotë se vendet e zhvilluara kanë premtuar rreth 500 milion dollarë në luftë kundër shpyllëzimit, përveç fondit prej 3.5 miliardë dollarësh që u vendos në konferencën që u mbajt në Kopenhagë vitin e shkuar.
Shpyllëzimi, djegja e pyjeve ose çrrënjosja e pemëve dhe shkatërrimi i fermave, rrugëve ose qyteteve shkakton rreth 20% të emetimit të gazrave të të gjithë aktivitetit njërëzor.
Banka Botërore thotë se Indonezia është vendi i tretë ndotës në botë pas Kinës dhe Amerikës.
Organizata e mjedisit Greenpeace e ka mirëpritur këtë marrëveshje por i ka kërkuar Indonezisë të rishqyrtojë lejet e ndërtimit që ka dhënë para se të bëhej kjo marrëveshje. (bbc)
Kompania British Petrolium thotë se përpjekjet e saj për të ndaluar rrjedhjen e madhe të naftës në Gjirin e Meksikës janë duke shkuar sipas planit.
Është hera e parë që një porcedurë kaq komplekse po përdoret në thellëlsi të tilla dhe British Petrolium thotë se do duhen të paktën 24 orë për të marrë vesh nëse do të japë resultat.
Kompania po hedh baltë të ngjeshur në pusin e naftës për të ndaluar rrjedhjen dhe më pas planifikon të betojojë pusin, duke e mbyllur njëherë e përgjithmonë.
British Petrolium është nën një presion të rëndë për të ndaluar rrjedhjen e mëtejshme pasi të gjitha përpjekjet e mëparshme kanë dështuar.
BP thotë se operacioni i njohur si "top kill" ka shanse nga 60 deri në 70 për qind për sukses.
Zyrtarët thonë se mund të duhen dy ditë përpara se të mësohet rezultati.
Ndërkohë shefi i operacioneve të BP Doug Suttles tha se operacioni deri më tani ka shkuar sipas planit.
"Ne e filluam operacionin "top kill" të martën dhe dhe filluam aktivietet diagnostikuese dhe gjithshka ka shkuar mirë.
Të mërkurën ekipi analizoi informacionin dhe kishte kriteret të veçanta për fillimin e punës dhe pasi u përmbushën këto kritere, u dha autorizimi nga komanda e unifikuar për të filluar punën.
Puna ka ecur sipas planit dhe deri më tani kemi hedhur 70 mijë fuçi me baltç tç posaçme dhe ritmi ka qënë deri në 65 fuçi për minutë".
Ndërkohë Admiralja e Rojeve Kufitare në SHBA , Mary Landry, tha se druhej te tingëllonte optimistë.
Sipas saj është mobilizuar operacioni më i madh në historinë amerikane.
"E ndërsa ne jemi shumë të inkurajuar nga disa aspekte të kësaj proçedure, unç nuk dua të shpreh optimizëm, derisa të dije me siguri se e kemi siguruar pusin e naftës dhe rrjedhja ka ndaluar.
Ndërkohë ne jemi duke u përballur me një rrjedhje nafte mjaft serioze në Gjirin e Meksikës".
Guvernatori i Luizianës, Bobby Jindal, ka ndërmarrë një tur me anije në ujrat e ndotur të deltës së lumit Misisipi.
Ai tha se anijet pastruese duhen dërguar urgjentisht për të pastruar ndotjen.
Sakaq, shefi i Kapitenerisë së marinës në Grand Isle, Kerry Besson, tha se derdhja e naftës ka bërë që jeta e komunitetit të ngec në vënd dhe punonjësit e BP duhet të punojnë më shpejt për të ndërprerë katastrofën ekologjike.
"Une mendoj se BP realisht ka nevojë të marrë situatën në dorë dhe ta përfundojë këtë gjë. Unë shpresoj që kësaj here të ketë sukses.
E nëse jo, do të tentojnë diçka tjetër, por sa do te zgjas kjo agoni?
E ndërsa ata i bëjnë gjërat sipas afateve të tyre kohore, nafta në det po vret gjithshka.
Bizneset tona, peshkimi, jeta nënujore, turizmi dhe gjithshka në këtë ishull po merr fund".
Presidenti Obama më vonë do të lajmërojë limite te reja të çpimit të naftës në det, një masë e marrë pas incidentit të fundit, ku 11 puntorë humbën jetën. (BBC)
Parlamentarë gjermanë e përshëndesin propozimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, por tërheqin vëmendjen që ai të mos keqpërdoret për azil.
Lajmi nga Brukseli për propozimin e Komisionit për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën u përshëndet në Berlin. "Ky është një vendim shumë i mirë, sepse të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është për orientimin evropian të këtyre vendeve, që shtetasit e tyre të mund të vizitojnë Evropën", i tha deputeti liberal Rainer Stinner programit shqip të Deutsche Welles. Politikani i pozitës shtoi më tej se pret nga shtetasit e këtyre vendeve që të tregohen të kujdesshëm e të mos e keqpërdorin atë për azil.
Politikanja e gjelbër Marie Luise Beck, kujtoi përvojën me liberalizimin e mëparshëm të vizave me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, në dhjetor 2009: "Mbas liberalizimit të vizave në Maqedoni, pati një rreth relativisht të madh azilkërkuesish shqiptarë. Ka shumë vende në Bashkimin Evropian që kanë frikë, se kur të hiqen vizat për Shqipërinë dhe Bosnjë- Hercegovinën, do të vërshojnë sërish azilkërkuesit", tha ajo. Beck kërkoi që të ketë më shumë sensibilizim në këto vende e që njerëzit të sqarohen mirë se kur kanë të drejtë azili, e kur jo," tha politikania opozitare.
Liberalizimi në vjeshtë
Si Beck, ashtu edhe Stinner, shprehën optimizmin e tyre se Këshilli i ministrave të BE-së do ta pranojë propozimin e Komisionit. Por nënkryetari i grupit parlamentar të socialdemokratëve, Gernot Erler, vëren se deri në vjeshtë, kur të merret vendimi duhen plotësuar disa mangësi, që evidentohen edhe në raportin më të fundit të komisionit për dialogun e vizave. "E kam fjalën për bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin e drejtësisë, luftën kundër veprimtarive ilegale dhe korrupsionit e ë ngjashme", i tha ai Deutsche Welles.
Tre persona jane arrestuar pas nje aksioni te perbashket antidroge Kosove-Shqiperi. Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës nën drejtimin e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) kanë arrestuar dy persona nën akuzat për përfshirje në krimin e organizuar.
Arrestimet që lidheshin me trafikimin e narkotikëve, u realizuan në rajonin e Prizrenit. Operacione të ngjashme u ndërmorrën dhe nga ana e Policisë së Shqipërisë në rrethinën e Kukësit, ku si rezultat u arrestua një person.
Policia e Kosovës gjatë bastisjeve në disa qendra ka sekuestruar materiale, ku përfshihet një armë e zjarrit dhe shuma të mëdha parash. Në këtë hetim të gjatë janë përfshirë një numër i shërbimeve policore nga vende të ndryshme. (rel)
FIER - Pas rrëzimit tre herë me radhë të buxhetit nga këshilli bashkiak, kreu i bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj kërkon shpërndarjen e këshillit.
Deklaratën e ka bërë gjatë një konference për mediat, ku ka sqaruar arsyet e kërkesës së tij. Ai njoftoi se i është drejtuar me një letër prefektit të Fierit, Bujar Hasaj për shpërndarjen e këshillit, i cili pas tri mbledhjeve radhazi nuk ka miratuar buxhetin për qytetin.
"Që prej 5 muajsh përfaqësues të Partisë Demokratike mbajnë të bllokuar buxhetin e Bashkisë së Fierit. Qëllimi i tyre është të pengojnë, me të gjitha mënyrat, zhvillimin e qytetit, vetëm e vetëm për të bërë fajtore qeverisjen e bashkisë në sytë e qytetarëve. Ata nuk kanë as më të voglin shqetësim për banorët e këtij qyteti dhe për ta e rëndësishme është të fitojnë interesat e tyre të ngushta", ka thënë ai.
Zoteri Akademik,
Leximi i letres tende, drejtuar zotit Edi Rama,pervec se me cuditi,me la dhe nje shije te hidhur.Jo pse ajo i drejtohej zotit Rama,as pse ju ishit kunder greves se urise,dhe as pse ju shkruanit nga ajo pjese e Shqiperise qe quhet Kosove.
Cfare me la pa mend ishte permbajtja shume e mjere e letres dhe,se dyti,fakti qe kjo permbajtje dilte nga mendja e nje akademiku te vjeter,nga i cili une dhe te tjeret si une mund dhe duhet te presim jo vetem mend por edhe pjekuri,maturi,respekt dhe thellesi ne te gjykuar.Fatkeqesisht,asnjeren nga keto cilesi nuk i gjeta ne ate leter te hallakatur.
Meqenese jam nje shqiptar (sa gjysma e moshes tuaj) qe nuk bej pjese ne asnje parti politike,qe nuk mendoj se Edi Rama eshte me i miri udheheqes politik qe mund te nxjerre Shqiperia,qe nuk kam kurrfare ambiciesh per politiken dhe pushtetin (pasi e kam rregulluar te ardhmen time jashte Shqiperise),dhe,me ne fund,meqenese i perkas te njetit besim fetar si edhe ju,me lejoni t'ju them disa te verteta rreth asaj qe ju shkruani.
Ne letren tuaj te siperpermendur,ju thoni se,"duke luftuar bashke me shoket e tu socialiste per te marre pushtetin ne menyre jo te ligjshme,madje dhe me dhune...".Zoteri akademik!Ne cilin rast kini pare apo degjuar qe protestuesit dhe grevistet po kerkonin te merrnin pushtetin nepermjet veprimeve te tyre?Ne cilin liber te literatures boterore kini lexuar ju deri tani se protestat (ku marrin pjese qindra mijera vete dhe nuk thyhet asnje xham)per te cilat eshte dhene leja e autoriteteve shteterore,konsiderohen dhune?Ku kini degjuar dhe lexuar ju qe greva e urise eshte dhune?
Ku kini qene ju zoteri akademik nga viti 1991 e ketej kur Sali Berisha e beri Shqiperine tym e flake (ne vitet 1991-1992)deri sa mori pushtetin?A kini degjuar gje ju zoteri rreth Zgjedhjeve Politike te vitit 1996 qe u shpallen te dhunuara dhe te papranueshme unanimisht nga gjithe delegacionet e Europes Perendimore dhe te SHBA?Keto pra,kane qene zgjedhjet e organizuara e te drejtuara nga Sali Berisha dhe kampi i tij politik qe gazetat angleze e quajten "regjimi i gangstereve".Cfare quhet dhune zoteri?Protestat ku nuk thyhet asnje lule apo sulmi ndaj institucioneve shteterore me arme (sic beri Sali Berisha ne shtator 1998) dhe deklarimi se "e morem pushtetin"?Po per djegien e stacioneve te policise ne Shkoder e gjetke ne vitin 1998 nga bandat"demokratike"te Sali Berishes,a ke degjuar zoteri?Atehere,gazetat gjermane shkruajten se,"Ai (Sali Berisha) si shef i shtetit ishte nje katastrofe dhe tani si kryetar i opozites eshte nje ordiner i rrezikshem".A eshte dhune ,zoteri,djegia e redaksive te gazetave sic beri Sali Berisha ne mars 1997 kur i vuri zjarrin gazetes "Koha Jone" dhe gazetari i saj (Zamir Dule) eshte edhe sot i paralizuar nga dhuna e atij pushteti?A kini mundur ju zoteri te degjoni apo lexoni fyerjet,shpifjet dhe kercenimet e Sali Berishes ndaj kundershtareve te vet politike,te bera ne Parlamentin Shqiptar dhe perpara gjithe mediave kombetare?Sipas konceptit tuaj per dhunen,a quhen dhune kercenimet se "do te vras";"do ju thyej dhembe e dhemballe dhe,me vone edhe nofullat";"po nena dhe motra jote cfare do te behen?Prostituta qe te shkerdhehen neper motele do te behen?",apo fyerja e gjithe njerezve te familjes se ketyre kundershtareve politike?Sipas formimit tuaj akademik,cfare eshte me e dhunshme,te futesh ne greve urie per nje te drejte qe ti beson se te takon apo te nxjerresh bandat ne rrugicat e erreta te Tiranes per te goditur per vdekje kritikuesit tuaj (sic beri Sali Berisha me Edi Ramen ne mars 1997)?
Nese, vertete,ndergjegjja juaj nuk i pranon aktet e dhunes dhe eshte ne gjendje t'i percaktoje ato qarte,si ke mundur zoteri te heshtesh gjate ketyre 20 vjeteve,per t'u degjuar tani?
Me poshte,ju pyesni se "A mos po e merr ti zoti Rama rolin e bandave komuniste te vitit 1997?"Vetem dy kategori shoqerore i kane konsideruar deri tani ngjarjet e 1997 si "rebelim komunist".Se pari,Sali Berisha dhe gjithe skuadronet e tij te dhunes verbale e fizike dhe,se dyti,te gjithe ata qe e duan pa kushte Berishen dhe klanin e tij.Nuk kam mundur deri me sot te degjoj apo lexoj qofte dhe nje rresht nga autoritetet politike te Europes Perendimore dhe SHBA qe ta konsiderojne te tille.Madje,jam i sigurt,se,po te ishte e tille ajo cfare ndodhi,keto qeveri do te kishin nderhyre me te gjitha mjetet per t'i ndeshkuar "komunistet" dhe jo t'ia linin ne dore kete mision ish-sekretarit te Partise Komuniste (Sali Berishes) per 22 vjet dhe admiruesve te tij ne trojet shqiptare qe e kane kaluar gjithe jeten ne institucionet me te larta politiko-kulturore dhe shkencore te komunizmit.
Duke rene (mjerisht) ne pozitat e luftetareve te rreme kunder komunizmit te vdekur,ju i konsideroni Edi Ramen,Spartak Ngjelen (nje ish-i denuar politik i regjimit komunist) dhe Arta Daden si "komuniste te deridjeshem",megjithese nuk kane patur kurre tesere te Partise Komuniste.Cfare do te mund te thoshin atehere,keta zoterinj, per juve qe kini studiuar dhe punuar per shume vjet ne Beograd,qe kini qene per shume vjet anetar dhe kryetar i Akademise Komuniste te Shkencave dhe Lidhjes Komuniste te Shkrimtareve ne Kosove e Jugosllavi,kur shume shqiptare te tjere te Kosoves dergjeshin ne burgjet serbe?
Njeri prej keshillave tuaja per zotin Rama ishte se,"Kutite jane numeruar e sternumeruar deri tash ne Fier,ne Lezhe etj dhe jane vertetuar nga te gjitha instancat perkatese qytetare,gjyqesore e nderkombetare....Prandaj,mos kerko cka s'ke te drejte."
Po zoteri.Deri ketu ju thoni te verteten,por vetem gjysmen e te vertetes.Dhe lojen me gjysem te vertetat e bejne vetem te paditurit ose te pandershmit.Ju duhet te kini lexuar raportin europian per zgjedhjet kur pohon se "ne nje te treten e tyre votat jane numeruar keq ose shume keq...".E perkthyer pa diplomaci,kjo do te thote se nje e treta e votave jane falsifikuar dhe "keqnumerimi" nuk ka ardhur nga fakti se numeruesit ishin "gjindje e pashkolle",por vegla qorre te nje regjimi antidemokratik.
Si qytetar i kesaj bote ju jeni ne te drejten tuaj qe ta pelqeni,admironi e mbroni njeren pale dhe te mos respektoni palen tjeter.Por,njera prej cudirave qe sjell letra juaj eshte fakti se ju merrni rolin e zedhenesit te popullit shqiptar ne te gjithe Shqiperine Etnike dhe,madje,edhe te Komunitetit Nderkombetar,kur perpiqeni te thoni per Sali Berishen cfare edhe ai nuk e beson per veten e tij.Ju thoni se "Sali Berisha gezon autoritet dhe perkrahje nderkombetare,sepse eshte treguar i afte per te udhehequr shtetin demokratik dhe per te qene kooperativ ne politiken e jashtme".Sa mire do te kishte qene po te ishin te verteta fjalet tuaja.Po te ishte keshtu,ne,prej shume kohesh do te ishim pjese e Bashkimit Europian dhe nuk do te renditeshim te fundit ne te gjitha vleresimet e treguesve demokratike midis vendeve europiane.Por,ja qe jemi ketu ku jemi sot.Nje akademik i mencur nuk mund t'ia lejoje vetes te behet zedhenes i atyre qe as e njohin dhe as e pyesin per mendimet e tyre per punet e Shqiperise.Madje,nje akademik nuk mund te flase as ne emer te Akademise ku ben pjese,pervec se kur eshte autorizuar prej saj te flase ashtu.
Besoj se nuk nevoitet mendja e nje akademiku per te qene ne gjendje te gjykosh se sa demokrat eshte Sali Berisha dhe klani i tij kur kemi parasysh qe,per te nderruar sistemin politik ne Dhjetor 1990 u deshen kater dite protesta,kurse per te hapur pese kuti votimesh ne vitin 2010 nuk mjaftuan kater muaj protesta dhe tri jave greve urie.Apo jo zoti akademik?
Duke e konsideruar protesten paqesore si akt antikombetar dhe duke folur ne emer te atyre qe ne te vertete nuk te pyesin fare,pra ne emer te "shumices se shqiptareve te Kosoves" ju thoni se "Ne e duam vetem ate qeveri ne Shqiperi e cila ndjek rrugen kombetare,demokratike,djathtiste e jo asnje tjeter.".Ne kete menyre,zoteri akademik,ju merrni guximin t'i ndani shqiptaret ne kombetare dhe antikombetare dhe ne demokrate e jo demokrate dhe te gjitha cilesite e mira ia veshni grupimit djathtist duke lene te kuptohet se grupi tjeter,pra ai majtist, eshte bartesi i gjithe te keqijave dhe jo vetem nuk meriton kurrfare respekti e dashurie te kosovareve,por as duhet te ekzistoje.Guxim i madh me duket pasha besen.Apo jo zoti akademik.
Rreshtimi majtas apo djathtas ne spektrin politik eshte e drejte e sejcilit,por,meqe kini drejtuar Partine Demokristiane te Kosoves,nuk mund te rri pa shprehur nje mendim personal lidhur me kete fakt.Gjithmone me ka intriguar fakti se si eshte e mundur qe shumica e partive demokristiane rreshtohen djathtas (pra ne mbrojtje te shtreses me te pasur te shoqerise) dhe nga ana tjeter pretendojne se ne jeten e tyre udhehiqen nga parimet e Kristianizmit (sic e thote edhe vete emri i partise).Si eshte e mundur qe te behesh shpatar i te pasurve duke mbajtur Biblen nen sqetull,kur ne te thuhet se "Nuk mund t'iu sherbesh njekohesisht dy zoterinjve,edhe pasurise,edhe Zotit" dhe se "aq sa mund te hyje deveja ne vrime te gjilperes,aq mund te pranohet i pasuri ne parajse".Kujt i sherbejne atehere demokristianet zoti akademik?
Ne fund,dua tj'ju heq nje dyshim ju edhe opinionit qe perfaqsoni kur thoni se "Ne opinion mbreteron dyshimi,a mos ka edhe sot ne Shqiperi Lale Krosa te korruptuar dhe Esat Pashe Toptana,tradhetare qe shiten si kafshe ne pazar!"
Po zoteri akademik.Ka te tille edhe sot ne Shqiperi.Ata jane ato personalitete qe kur populli kosovar kerkonte pavaresi,ata thonin se Kosova duhej te mjaftohej me te drejtat demokratike.Kur Ushtria Clirimtare e Kosoves luftonte per pavaresi,ata e quanin ate nje formacion terrorist dhe burgosnin ne Tirane komandantin e saj Adem Demaci.Kur kosovaret luftonin me pushke dhe diplomaci per shkeputje nga Serbia,ata e furnizonin Milloshevicin me nafte ne rruge kontrabande.Kur paria e Kosoves dhe ajo e Europes kerkonin te firmosnin Marreveshjen e Rambujese,ata benin thirrje kunder saj.Jane pikerisht ata qe sollen ne krye te Kishes Ortodokse Shqiptare nje grek,megjithese autoqefalia e kesaj kishe qe vendosur qysh me 1922.Po keta "atdhetare" vendosen vjet qe t'i jepnin Greqise 255 kilometer katror det sepse "kishte trafik me te madh detar se ne dhe i nevoitej".
Mjerisht,keta jane ata,ne mbrojtje te te cileve jeni vene ju.Jo pse ata jane me te miret dhe as me te dishmit.Dhe as pse jane me atdhetaret,por,sic e mendoj une,thjeshte pse kreu i tyre eshte me afer krahines tuaj.Gjykimet,vleresimet dhe politikat fisnore,katundore dhe krahinore jane njeri prej shkaqeve qe ne si popull jemi ketu ku jemi.Une nuk dua te besoj se ne qendrimin tuaj kane ndikuar reminishencat e studimeve tuaja ne Itali ne njeren prej periudhave me te zymta te historise se saj (ne vitet 1942-1943).
Ajo qe une besoj fort eshte thenia e Abraham Linkolnit se "Karakteri eshte si pema dhe fama si hija e saj.Hija eshte cfare ne mendojme per te,por gjeja e vertete eshte pema."
Një analizë e disa prej faktorëve që ndikuan në rezultatin e një prej
votimeve më të diskutuar të vendit dhe mite e interpretime që nuk mund
të injorohen
Ditën e dielë u mbajtën zgjedhjet lokale në Malin e Zi dhe rezultatet
sigurisht kanë qenë të hidhura për dikë e të ëmbla për dikë tjetër.
Si rrallë më pare, në qendër të vëmendjes për shqiptarët ka qenë
beteja zgjedhore në Malësi. Rajoni me qendër Tuzin është përfshirë
prej ditësh nga ethe politike që kishin të bëjnë më fushatën por jo
vetëm me të.
Ka gati dy vjet që pushteti lokal në Malësi pothuajse nuk po
funksionon. Rajoni ka statusin e komunës urbane, që shihet si një
diskriminim nga shumica e shqiptarëve. Ndërsa rajonet e tjera të
ngjashme si ajo në Malin e Zi, janë të pavarura, Malësia ka mbetur nën
Podgoricën.
Shqiptarët e partisë së Ferhat Dinoshës këtë e kanë parë si avantazh
për të marrë më shumë fonde e shërbime në të mirë të shqiptarëve.
Partitë e tjera shqiptare e kanë parë si diskriminim që i bëhet
Malësisë vetëm se ajo banohet me shqiptarë. Në një provë force mes
shqiptarëve të opozitës dhe pushtetit qendror në Podgoricë, as komuna
e plotë nuk po aprovohet e as ajo urbane nuk po funksionon. Sigurisht
që ata që e pësojnë në radhë të parë janë njerëzit e thjeshtë që
ndërkohë përballen me hallet e përditshme në një ekonomi të
mjerueshme. Papunësia është e lartë, investimet e ulëta dhe
emigracioni një ëndërr/ankth i përhershëm.
Në këto kushte, këto zgjedhje ishin kyçe për të zhbllokuar situatën në Malësi.
Kur edhe vota e fundit u numërua të hënën në mbrëmje, Koalicioni për
Tuzin Europian i partive malazeze të Gjukanoviçit, UDSH-së së Ferhat
Dinoshës dhe një partie boshnjake kishin marrë 2733 vota, që është
përkthyer në 11 vende në kuvendin lokal të Tuzit nga 21 që janë
gjithësej. 11 është në fakt numri i artë. Është minimum që nevojitet
për të qeverisur pushtetin lokal.
Pra zhbllokimi i situatës ndodhi. Tani nuk do të ketë më konflikt mes
pushtetit lokal dhe atij qendror për funskionimin e komunës urbane.
Mirëpo, përkrahësit e një nisme të mbështetur me forcë nga diaspora
për ta bërë Malësinë me Tuzin në krye komunë të plotë në Malin e Zi, e
shohin këtë rezultat zgjedhjesh si një errësim të perspektivës për të
ardhmen e Malësisë.
Fitues dhe të humbur, festë dhe nervozizëm
Dje festa ka vazhduar në Tuz deri në orët e vona të mëngjesit për
mbështetësit e partisë së Ferhat Dinoshës. Një nga veteranët e
politikës shqiptare në Malin e Zi, Dinosha adhurohet nga pasuesit e
tij pothuaj në masën që urrehet nga militantët e partive opozitare.
Por ai ka qenë personi instrumental në fitoren e koalicionit qeveritar
në zgjedhjet lokale.
Nga ana tjetër, një mërzi e zhgënjim i madh po mbretëron në kampin
opozitar. Të mbledhur nën "Koaliconin për Malësinë", tre parti
opozitare shqiptare: Iniciativa Qytetare - Vasel Sinishtaj, Lidhja
Demokratike - Nikollë Camaj, Alternativa Shqiptare - Gjergj Camaj, ata
kanë qenë të bindur në fitoren e tyre. Mosmarrëveshjet janë lënë
mënjanë për t'iu hakmarrë Podgoricës për refuzimin e kërkesave për
komunë të plotë e për preferencën që i ka bërë Dinoshës.
Të mbështetur nga diaspora dhe me parrulla patriotike që evokojnë
vitet e luftës së armatosur kundër malazezëve, "Koalicioni për
Malësinë" është përpjekur të japë kushtrimin mes shqiptarëve për t'u
bashkuar për një fitore historike.
Rezultati i votave i ka lënë të shtangur dhe disa madje janë shprehur
me pesimizëm të theksuar. Vilson Sinishtaj në një shënim në një faqe
internet të njohur të Malësisë, e ka quajtur humbjen si fillim të
asimilimit të plotë të shqiptarëve të Malësisë.
Por humbja sjell me vete reagime të nervozuara. Ende pa u gdhirë e
nesërmja, disa po flisnin se ka ardhur koha për ndërrimin e
udhëheqësve që humbën. Këto janë reagime normale emocionale të
humbjes. Se çfarë do të ndodhë mbetet për t'u parë, por ia vlen të
ndalesh në arsyet e humbjes së Koalicionit për Malësinë dhe çfarë do
të thotë kjo për të ardhmen.
Për partitë shqiptare humbja mund të dukej e pamendueshme. Si mund të
votosh për "pushtuesin" e jo për shqiptarin? Po në fakt, një sy i
jashtëm e i ftohtë mund të kishte vënë re shenja të qarta të humbjes
së ardhshme.
Fitore e koalicionit qeveritar në mbarë vendin
Shqiptarët që janë kredhur sot në diskutime të ashpra për rezultatet e
zgjedhjeve të të dielës në Malësi kryesisht i shohin ato vetëm në
kuadër të Malësisë.
Një mënyrë tjetër për t'i parë ato, është në kuadrin e madh të mbarë
vendit. Koalicioni i Partisë Demokratike të Socialistëve e udhëhequr
nga Milo Gjukanoviçi fitoi në 12 nga 14 komunat e vendit.
Ky ishte një triumf elektoral për kryeministrin, politikanin që prej
dy dekadash mbizotëron në politikën e Malit të Zi, që akuzohet për
tradhëti nga serbët, për korrupsion nga të huajt dhe një pjesë e
vendasve dhe për anti-shqiptarizëm nga disa prej shqiptarëve.
Nga ana tjetër, shumica e malazezëve e shohin si hero, si baba të
pavarësisë së re të Malit të Zi, Perëndimorët e shohin si njeriu që e
braktisi Millosheviçin në momentin kur duhej dhe një pjesë e
shqiptarëve e falenderojnë për njohjen që i ka bërë Kosovës.
Për largimin e tij nga politika është folur disa herë. Akoma më me
intensitet është folur në muajt e fundit. Flitet se pasurimi i tij i
madh për shkak të lidhjeve të dyshimta biznesi i ka mërzitur
amerikanët deri në pikën sa i kanë thënë që të largohet se po dëmton
shanset e Malit të Zi për në Europë.
Po këto sigurisht nuk janë të provuara. Gjukanoviçi është personi kyç
në ndalimin e influencës së Beogradit mbi Podgoricën dhe nëse është
vërtet duke ikur nga politika, i dha vetes kohë për një fitore tjetër
elektorale. Ashtu si shumë shqiptarë në Malësi, edhe shumë serbë në
komuna të tjera të vendit janë shtangur me suksesin e koalicionit të
Gjukanoviçit. Ishte një dallgë elektorale siç e quajnë këtu në SHBA
dhe kur ndodh ka efekt edhe në zonat e dobëta. Në kuadrin e
përgjithshëm, fitorja e koalicionit qeveritar në Malësi mund të ketë
qenë efekt anësor i kësaj dallge.
Kundër malazezëve apo kundër serbëve
Shumë shqiptarë që kishin besuar në fitoren e sigurtë të Koalicionit
për Malësinë e shohin votën e bashkatdhetarëve të tyre për koalicionin
me malazezët si një tradhëti kombëtare. Ata recitojnë vargjet e
Fishtës dhe valëvisin flamurin kuqezi në vend të atij shtetëror
malazez.
Në këtë kontekst, si ka mundësi që një malësor t'i bëhet gjaku ujë dhe
të votojë për "malazezët"?!
Sigurisht që duket e pamundur, mirëpo shqiptarët e Dinoshës nuk e
shohin çështjen të ndarë në mënyrë kaq epike. Në një intervistë me
gazetën "Illyria" përpara zgjedhjeve, Ferhat Dinosha argumentoi se në
Malin e Zi nuk ka konflikt mes shqiptarëve dhe malazezëve por mes
serbëve dhe malazezëve.
Sipas tij, shqiptarët janë shumë pak në numër dhe një rrëzim nga
pushteti i koalicionit malazez sjell në pushtet koalicionin serb që
është kundër pavarësisë së Kosovës.
Sipas tij, partitë shqiptare opozitare (ato që formuan Koalicionin për
Malësinë) në përpjekje për të bllokuar pushtetin e Podgoricës në Tuz
kishin bërë aleancë me partinë serbe të zonës e cila kishte protestuar
ashpër njohjen e Kosovës nga Mali i Zi. Për këtë ai parashikonte
ndëshkim nga votuesit në zgjedhjet e ardhshme. Mbase ai po spekullonte
si politikan, por rezultatet e të dielës mund t'i përdorë për të
treguar se kishte pasur të drejtë.
Fushata e koalicionit qeverisës ka pasur tone të forta kundër
Beogradit. Serbët janë nervozuar me deklaratën e Gjukanoviçit se "nuk
ka diasporë serbe në Malin e Zi" dhe se serbët aty nuk janë më shumë
se qytetarë malazezë.
Pra, ndërsa Koalicioni për Malësinë e sheh problemin në kuadrin e
Malësisë, UDSH e Dinoshës e sheh në kuadrin e Malit të Zi dhe nuk bën
fushatë kundër shqiptarëve por kundër serbëve dhe Beogradit.
Shumë shqiptarë që votuan për Dinoshën, ditën e dielë, më shumë se për
malazezët, kanë votuar kundër serbëve. Ata ndoshta ndihen sot po aq
patriotikë sa edhe veprimtarët e partive shqiptare që humbën.
E gjitha kjo tregon edhe njëherë se politika është çështje
intepretimesh. Partitë e Koalicionit për Malësinë ishin të bindura se
e drejta ishte me ta. Po e drejta nuk mjafton nëse interpretimi i saj
nuk u oftohet të gjitha grupeve të votimit, në mënyrat përkatëse si e
shohin ato botën.
Statusi i Malësisë
"Kali i betejës" siç thotë një shprehje në gazetarinë politike, për
Koalicionin e Malësisë kësaj here ishte pa dyshim çështja e statusit
të Malësisë. Sipas një studimi të ri të kryer nga aktivistë të njohur
të komunitetit shqiptaro-amerikan, Malësia jo vetëm që e meriton që të
jetë komunë më vete në Malin e Zi, por e vetmja mënyrë që të mbijetojë
ekonomikisht dhe kulturalisht është të ndahet nga Podgorica.
Në kuadrin e një rënieje të përgjithshme të ekonomisë në Malin e Zi,
për shkak të krizës botërore dhe në kuadrin e bllokimit të
marrëdhënieve institucionale mes Podgoricës dhe Tuzit, komuna urbane
ishte kthyer në një formulë pushteti që nuk po funksionte. (Rrethanat
ndryshojnë tani me fitoren e koalicionit pro-podgoricar.)
Prej muajsh, partitë shqiptare kanë përqafuar idenë e luftës për një
komunë të plotë për Malësinë. Ideja është popullore mes shqiptarëve të
zonës dhe vota e tyre do të shkonte për të.
I vetmi ndryshim në javët e fundit ishte se edhe UDSH dhe partia e
Gjukanoviçit filluan të flasin në përkrahje të një statusi të komunës
së plotë për Malësinë. Madje UDSH shpalli edhe mbajtjen e një
referendumi popullor në Malësi për këtë çështje.
Ideja e referendumit është kritikuar se rrezikon që në rast se nuk
fiton atëhere komuna e plotë mund të hidhet në kosh si projekt. Po
UDSH argumenton se nëse nuk fiton referendumi kjo do të thotë se
malësorët nuk e duan komunën më vete dhe se vota është fjala e
demokracisë. Po a janë të mirinformuar, a janë të ndërgjegjësuar sa
duhet ata për të votuar në një referendum të tillë? A u bënë
referendume edhe në komuna të tjera që janë sot më vete apo kjo është
një shpikje nga ato që bëhen vetëm për shqiptarët?
Pavarësisht prej të gjithave, mbetet fakt se me këtë lëvizje UDSH
dëmtoi fushatën e rivalëve të saj. Jeni për komunë më vete? Edhe ne!
Në momentin kur debate kalon në pikën "jo jeni - jo nuk jeni" njerëzit
janë të prirur të mos votojnë më për çështjen po për lidhjet dhe
simpatitë personale (edhe për inatet gjithashtu).
Numrat e popullsisë në Malësi
Kanë një shprehje amerikanët që thotë: "Nuk mund ta kesh tortën dhe
njëkohësisht ta kesh ngrënë atë" (ose tortën e ke, ose në dorë ose në
bark).
E përkthyer për situatën në Malësi, nuk mund të ikësh masivisht nga
vendlindja dhe të presësh të triumfosh në zgjedhje. Shqiptarët në
katër apo pesë dhjetëravjeçarët e fundit janë shpërngulur masivisht
nga Malësia për shumë arsye: shtypja politike, ideologjike e
ndëretnike, shtrëngesa ekonomike, mungesa e perspektivës, arsyet dhe
mëritë personale, admirimi i suksesit të shqiptarëve në SHBA etj.
Ndërkohë, nga hapësira të tjera të Malit të Zi e të Ballkanit, njerëz
të tjerë janë zhvendosur në Malësi. Një pjesë e tyre boshnjakë, apo
edhe shqiptarë të asimiluar. Me vendosjen e demokracisë vjen edhe e
drejta e lëvizjes së lirë. Nëse dikush gjen një shtëpi dhe një punë ai
vjen dhe vendoset në lagjen tënde edhe nëse nuk të pëlqen. Vetë
shqiptarët kanë kaluar oqeanin në kërkim të një jete më të mirë.
Askush nuk duhet të habitet nëse dikush kalon një mal e një lumë.
Akuzat sigurisht nuk mungojnë se Podgorica në mënyrë indirekte po
punon për transformimin demografik të Malësisë. Në fakt, kjo është e
bazuar në llogjikë. Përqindja e atyre që identifikohen si etnikisht
malazezë është shumë e vogël në Malin e Zi. Kjo sigurisht është
rrezikuese për të ardhmen e këtij shteti. I ndodhur në Ballkan, Mali i
Zi është i ndërgjegjshëm për lojërat me kufijtë, për synimin e
Beogradit për ta gllabëruar përsëri, për boshnjakët që nuk kanë
identitet të përcaktuar, për shqiptarët që me shumicë ende shohin më
shumë nga Shqipëria se nga Podgorica etj.
Në këtë situatë, malazezët kanë arsye që të propagandojnë ndjenjën
qytetare mbi atë etnike dhe të përpiqen pa e tepruar që të shpërbëjnë
shumicat në rajonet serbe, shqiptare e boshnjake.
Në fakt, shqiptarët kanë qenë një formacion i rëndësishëm në betejën
kundër influencës serbe dhe besohet se nëse vjen puna për të rrezikuar
republikën, përsëri do të jenë në anën e Malit të Zi. Vështirë se gjen
shqiptarë që do të preferonin kthimin nën çadrën e Beogradit.
Po a është vërtet dora e Podgoricës mbrapa largimit të shqiptarëve dhe
vendosjes në Malësi të etnive të tjera? Edhe kjo është çështje
interpretimesh. Nëse je me Koaliconin për Malësinë përgjigjia është
"Po". Nëse je me Dinoshën përgjigjia është se "shqiptarët po ikin nga
Mali i Zi, ashtu si shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova ikin në
Perëndim për një jetë më të mirë".
Fakt është që largimi, nëse vazhdon do ta bëjë akoma edhe më të
vështirë grumbullimin e mjaftueshëm të votave në Malësi në favor të
"partive shqiptare". Edhe kështu siç është mjaftojnë disa qindra vota
për të përmbysur drejtpeshimet politike. Nëse prirja vazhdon, nuk
është çudi që të vijë një ditë që do t'i shohim këto zgjedhje me zili,
për numrin e madh të "votave shqiptare".
Përçarja e votës shqiptare
Partitë shqiptare opozitare kanë treguar urtësinë e nevojshme për të
formuar koalicione për zgjedhje, por politika shqiptare e Malit të Zi
mbetet shumë e përçarë. Tre partitë e koaliconit nuk mblodhën dot as
dy mijë vetë, duke mbetur mesatarisht 600 vota për parti. Kjo tregon
se diçka nuk shkon me këtë konstelacion politik.
Disa kanë përfituar nga humbja për të sulmuar personalisht udhëheqësit
e tyre. Disa fajësojnë personat që kanë zgjedhur në lista. Kjo është
normale pas humbjeve në zgjedhje. Është e natyrshme që partitë të
kalojnë në një proces introspektiv.
Një nga arsyet që UDSH del gjithmonë partia më e forte, mund të jetë
pikërisht kohezioni i saj si forcë politike. Krahu i Dinoshës ka një
figurë qendrore, ai është vetë Ferhat Dinosha. Koalicioni për Malësinë
vuan pikërisht nga kjo. I mungon një udhëheqës impresionues. Meqë u
pëlqen të marrin shembuj nga historia shqiptare ata janë pak a shumë
si Beslidhja e Lezhës pa Skënderbeun.
Nuk ka gjë më të bukur se kolegjialiteti, por për natyrën
psikollogjike të organizimeve shqiptare është e rëndësishme një kokë
politike, një kryetar, një lloj miti politik. Një figurë frymëzuese që
i bën njerëzit të dalin nga shtëpitë për të votuar. Ajo që nuk duhet
është dikush që t'i bëjë ata që të dalin nga mendja.
Nuk është e domosdoshme që krahu opozitar shqiptar të bashkohet për të
fituar kundër shqiptarëve të Dinoshës. Por është kërkesë e kohës që
mes këtij krahu politik të dalë një prijës që duke respektuar
autoritetin e udhëheqësve të tjerë të mbajë në dorë flamurin politik
të koalicionit. Deri atëhere, druhem se opozitarët shqiptarë do të
vazhdojnë të kritikojnë njëri-tjetrin e të shohin shpresat e tyre të
shuhen në kutitë e votimit.
Po tani?
Tani nuk është fundi i botës siç e përshkruajnë disa. Zgjedhjet duhen
lexuar me urtësi. Në fund të fundit, koaliconi për Tuzin Europian
fitoi shumicën, por është një shumicë që mbahet me një votë të vetme.
Fituesit duhet t'i shtrëngojnë mirë radhët e tyre se mjafton një i
pakënaqur, një i penduar, ose një i çmendur që shumica të rrëzohet si
kala rëre dhe ose të krijohet situate e mëparshme ose të lejohen
kompromise të reja për të joshur njerëz të tjerë në shumicën
drejtuese.
Nga ana tjetër, ajo që humbësit dhe fituesit e zgjedhjeve harrojnë
shpesh është se fitorja vjen me përgjegjësira. Deri tani Podgorica
është ankuar se gjendja në Malësi është faji i shqiptarëve në Tuz që
pengojnë fondet. Tani opozita pret me duar mbledhur se çfarë do të
ndryshojë në Malësi. A do të mbahen premtimet? A do të vijnë fondet?
Sa do të vijnë? Kujt do t'i jepen? A do të ketë favorizime politike e
etnike?
Opozita në vend që të qajë ditën e dielë, duhet të bëhet gati për të
mbrojtur demokracinë dhe drejtësinë në Malësi. Të jesh në opozitë
është gjithashtu përgjegjësi. Të dielën u votua, sot fillon beteja e
re.
Nëse koalicioni fitues vë në jetë referendumin që premtoi, është e
domosdoshme që të votohet në favor të komunës së Malësisë. Disa nga
argumentet e Podgoricës janë me themel. Dalja më vete vjen me rreziqe
ekonomike, është në fund të fundit një bast me historinë. Po
shqiptarët meritojnë një shans vetqeverisjeje të plotë ashtu si edhe
të tjerët në Malin e Zi.
Opozita pra, në vend që të qajë e të shqyejë veteveten nga mëria,
duhet të rigjejë forca për të rifilluar luftën për arritjen e komunës
së plotë. Referendumi nuk duhet të jetë një betejë kundër Gjukanoviçit
se kjo vetëm sa do ta rrezikojë shansin historik të shqiptarëve. As
nuk duhet të bëhet një temë thjesht patriotike. Komuna do të jetë e të
gjithëve atyre që do të jetojnë në të dhe fitorja ka nevojë edhe për
votat serbe e boshnjake. Komuna është në fund të fundit një zgjidhje e
mençur dhe praktike, pavarësisht se për malësorët ajo është edhe një e
drejtë politike, historike e kombëtare.
Së fundi, tre udhëheqësit e koaliconit dhe figura të tjera të mendimit
të njëjtë apo të ngjashëm politik në opozitë duhet të mendojnë për një
udhëheqës. Mbase dikë nga shqiptarët e Amerikës, ndoshta dikë nga
shoqëria civile brenda në Malësi, por gjithësesi, dikë që mund të
përkushtohet, që nuk korruptohet lehtë, që është i matur në lidhje me
Podgoricën por edhe i pakontrollueshëm prej tyre. Dikë që është
inteligjent dhe i arsimuar por edhe i aftë të bisedojë me popullin.
Nëse një prijës i tillë del, jo të gjithë do ta presin krahëqafë. Do
të ketë xhelozi e përplasje por do të ketë edhe një rifillim në jetën
politike të Malësisë.
Ndërkohë, të gjithë nuk duhet të harrojnë se shqiptarët e thjeshtë në
jetën e tyre të përditshme nuk mbahen gjallë thjesht me fjalë
patriotike, por me ushqime e mjete jetese, me qartësi e siguri për të
ardhmen. Në këto nevoja më shumë se në drejtësinë e kauzës gjenden
shpesh arsyet e rezultateve në votime.
TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama falënderon përmes një letre presidentin e Komisionit të Europës, Hoze Manuel Barroso për vendimin e marrë sot mbi rekomandimin për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë.
Rama i kërkon Barrosos që situata aktuale në Shqipëri, pasojë e mungesës së transparencës e kushtetutshëmrisë të mos ndikojë në vendimin e metejshëm që do bëjë të mundur lëvizjen e litë të shqiptarëve.
Letra e plotë e Ramës për Barroson
Fort i nderuari President Barroso,
Ju shkruaj me mirënjohjen e thelle për lajmin e mire se institucioni qe Ju drejtoni do t'i propozoje ne Samitin e Sarajevës vendeve anetare te Bashkimit Europian heqjen e regjimit te vizave për Shqipërine, duke na krijuar kësisoj mundësine për t'u bërë pjesë e hapësirës së lirë, ku, ashtu si fqinjet, edhe shqiptarët te mund t'i kalojnë kufijtë e Europës pa pengese.
Eshte ky rasti me i mirë për mua qe t'Ju falenderoj ne emer te opoziës shqiptare për koherenen qe Ju personalisht, e Komisioni Europian po ashtu, keni manifestuar ne vijimesi per ta nxitur, mbështetur e përfshirë Shqipërine ne rrjedhen e bashkejetesës evropiane, duke ndikuar me kembëngulje përpjekjet e vendit tim në rrugën e vështirë për përmbushjen e standardeve mbi te cilat qendron ne kembe ngrehina e Bashkimit Europian.
Lejomeni t'Ju lutem zoti President qe lëvizja e lire e shqiptareve te mos varet a lidhet ne asnje menyrë me cfarëdo problemi qe Shqiperia sot ka për shkak te mungesës së transparencës dhe te kushtetushmerise ne nje sërë aspektesh të administrimit të puneve te vendit, duke filluar nga vete parlamenti ku këto mungesa themelore fatkeqësisht ndeshen rendom.
Apelin për heqjen e regjimit te vizave e për moskushtëzimin e kësaj procedure te shumepritur per Shqiperine e kemi bërë papushim në Tirane, Bruksel, Strasburg, Prage, Sarajëe, kudo ku kemi gjetur nje hapësirë evropiane për të thënë fjalën tone ne emer te nje populli europian, të shumëvuajtur pesëdhjetë vjet nen nje prej regjimeve komuniste me brutale ne bote dhe te mbetur sot e gjithe diten brenda kufijëve vet të lëvizjes së lirë për shkak të një tranzicioni të stërzgjatur plot mangësi e boshllëqe në ndërtimin e shtetit demokratik.
Me te njejten vetëdije kemi punuar, ne mes te krizës politike qe ka mberthyer vendin, për miratimin konsensual ne Kuvendin e Shqiperise te nje rezolute te 11 marsit 2010, ku kemi inkurajuar institucionet shqiptare ne permbushjen e standardeve te Udherrëfyesit për liberalizimin e vizave.
Kjo periudhe do te jete vendimtare për vendin tim dhe liberalizimi pa kushte i vizave për Shqipërine do te inkurajonte padyshim edhe kapercimin e pengesave te vështira me të cilat përballet sot shoqeria shqiptare ne ndertimin e shtetit te së drejtes dhe demokracise funksionale.
Me mirënjohje te thelle për gjithe sa keni bërë në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë drejt integrimit europian dhe me urimin qe mandati Juaj i dyte ne krye te Komisionit Europian te jete plotësisht i sukseshem, Ju falenderoj për vemendjen qe i kushtuat këtyre rreshtave.
Juaji sinqerisht Edi Rama
Paralajmërimet e Serbisë se do të mbajë zgjedhje në Mitrovicë e Novobërdë, si dhe vizitat e liderëve politikë nga Serbia në veri, nxitën debat në Kuvendin e Kosovës, ku u vlerësua se këto veprime të Beogradit paraqesin shkelje në integritetin territorial të Kosovës.