GJIROKASTËR- Policia ka zbarkuar sot në Lazarat për të sensibilizuar banorët të mos kultivojnë më bimë narkotike dhe të bashkëpunojnë me policinë në luftë me kultivuesit.
Takimi është mbajtur në qendër të fshatit, me kryepleqtë e lagjeve dhe banorë të këtij fshati si dhe me përfaqësinë e nxënësve të shkollës së mesme "Muhamet Gjollesha".
Në fjalën e hapjes Kryetari i Komunës Lazarat Dashnor Aliko ndër të tjera ka theksuar se asnjë banor i këtij fshati s'do të kultivojë më bimë narkotike, pasi këtij fenomeni i ka ardhur fundi.
"Këtij fenomeni po i thuhet stop nga Qeveria shqiptare, nga miqtë tanë ndërkombëtarë , ndaj edhe ne si banorë të këtij fshati duhet ti themi stop. Në rast se nuk i themi stop ju them publikisht se të gjithë ata banorë që do tentojnë të kultivojnë bimë narkotike do të përballen me ligjin"- tha ai.
Ndërkohë, zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçi, ka theksuar se ky është një aksion kombëtar, në të cilin policia do të përdorë të gjitha mjetet për parandalimin e kultivimit dhe goditjen e kultivuesve.
"Ne jemi në prag të liberalizimit të vizave dhe të integrimit në strukturat euro atlantike dhe s'mund të kërkojmë të integrohemi duke prodhuar bimën e vdekjes"- tha ai.
Problemin e trafikut te droges e kane pranuar te huajt te raportet e tyre. Departamenti Amerikan I Shtetit ne raportin e fundit e cilesoi vendin tone, tranzit per trafikun e dogave, nderkohe qe theksoi problemin e madh te korruspionit ne parandalimin e fenomenit. Me tej, edhe Majkëll Braun, ish shef i operacioneve në Agjencinë Amerikane kundër Trafikut të Drogës dhe ekspert i anti-trafikimit duke folur per situaten ne Shqiperi dhe Ballkan, ka deklaruar se edhe pse jane rritur konfiskimet, trafiku i droges mbetet ende shume shqetesues.